Dobitë e konsumimit të arrave!

Arra është e mirë për zemren dhe trurin tuaj

Gjethet, fruti dhe trungu i arrës kanë një përdorim të gjerë në degët e ndryshme të industrisë. Frutat e gjelbra para forcimit të lëvozhgës kanë përdorim në industrinë e barnave dhe ushqimit; gjethet, lëvozhga dhe rrënjët në industrinë e ngjyrave, kurse vaji i arrës në teknologji dhe në art është mjaft i kërkuar dhe i vlerësuar. Po ashtu, bima e arrës është një material bazë që përdoret në mobilieri.

Por mbi të gjitha qëllimi bazë i kultivimit të arrës janë materiet ushqyese që përmban ajo. Arra luan një rol të rëndësishëm për shëndetin e njeriut, derisa përmban materie ushqyese të dobishme për organizëm.

Për këtë arsye në shtete të jashtme janë bërë shumë punime për përcaktimin e plotë të makro dhe mikro elementeve që përmban ky frut.

Nga të gjitha materiet e vlefshme ushqyese që përmban arra, ajo më me rëndësi është yndyra e saj. Arrat përmbajnë 52-70% yndyrë. Jo përqindja e madhe e përmbajtjes së arrës me yndyrë por mënyra e shpërndarjes së acidit yndyror luan rol të veçantë.

Arra është e pasur me acide yndyrore dhe prej tyre me së shumti përbëhet nga acidet oleik, linoleik dhe linolenik. Arra e cila duhet të përdoret në dietën e përditshme është e pasur me proteina, hekur, zink, fosfor, magnezium, vitaminë E, vitaminë B dhe me posa (karbohidrate komplekse).

Përveç rregullimit të metabolizmit, posa ndihmon në uljen e sheqerit në gjak, rregullimin e tensionit dhe mbrojtjen ndaj sëmundjeve kardiovaskulare.

I vetmi prej frutave që përmban në strukturën e tij argjend është arra. Ndërsa i vetmi organ që ka nevojë për elementin e argjendit është truri. Për mbrojtjen e trurit dhe në veprimtarinë e trurit për të mësuar, argjendi luan rol të veçantë, sepse joni i argjendit përmban veçori antibiotike.

Arra është ndër frutat e rralla që përmbajnë Selenium. Ky element për të krijuar enzimet antioksidante (seleno proteinet) lidhet me proteina.

Arra është një lloj fruti me vlera të larta energjetike. Kështu në 100 gr arra vlera e energjisë ushqyese është 700 kalori.

Hulumtimet shkencore kanë dëshmuar një lidhje të fortë kundër ushqimeve diabetike dhe riskut të ulët të sëmundjeve kardiologjike dhe kancerit.

Arra parandalon koagulimin e gjakut, zvogëlon riskun e sëmundjeve koronare të zemrës, zvogëlon nivelin trigliceridit dhe kolesterolit, mundëson transmetimin e nervit, jep një energji të lartë, është burim proteinash dhe për arsye të vitaminave, mineraleve dhe izoelementeve që përmban luan rol të rëndësishëm për metabolizmin e njeriut.

Produktet që fitohen nga lëvozhga e gjelbër e frutit të arrës përdoren në pastrimin e zorrës së trashë, në largimin e baktereve prej zorrës dhe në funksionimin e rregullt të veshkave.

Te arrat e papjekura prezenca e taninit është e madhe. Nëse konsumohet arra e papjekur (duke iu shmangur sasisë së tepërt) pasurohen rrënjët e flokëve dhe forcohen flokët.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *