Si shoqërohen (kombinohen) bimët në kopsht?

Mund te kultivohen perime te ndryshme prane njera tjetres ne te njejtin vend? Sigurisht qe po, perkundrazi ashtu duhet. Kultura e perzier ne fakt, jo vetem qe shpesh nuk shakakton probleme, por, ne te kunderten, mund te kete efekte shume perftuese tek kulturat e shoqeruara.

Kjo metode, pervecse mund te jete e pershtatshme ne vazo, mund te aplikohet edhe ne toke. Nuk ka problem te perzihen kultura te ndryshme brenda se njejtes parcele, POR nuk eshte edhe kaq e thjeshte. Nese egzistojne lloje perimesh te cilat te shoqeruara me njera tjetren kane perfitime, ka gjithashtu lloje te cilat nuk pajtohen, madje demtojne njera tjetren (bimet jane si njerezit)

Ja disa rregulla te thjeshta e te dobishme per tu orientuar fillimisht (ne te ardhmen do shohim me me shume hollesi)

Jo te se njejtes familje
Shoqerimet e perimeve te se njejtes familje botanike duhet te evitohen absolutisht. Jo vetem qe kane te njejtat nevoja ushqimore dhe si pasoje shfrytezojne terrenin ne te njejten menyre, por zakonisht terheqin edhe te njejtet parazite e semuren lehtesisht.

Nje shoqerim i tille do te perfundonte duke dobesuar te dyja kulturat bashke. P.sh. kastraveci, kungulli, kungulleshkat, shalqini etj. jane te se njejtes familje (kukurbitace) dhe nuk duhet te vendosen prane njera tjetres, ose patellxhani, speci, domatja, patatja jane nje tjeter familje (Solanace) dhe nuk shoqerohen bashke.

Te shpejtat me te ngadaltat
Per fat, jo te gjitha bimet kerkojne te njejten kohe per tu rritur. Ka perime si bizelet, fasulet, domatet, lakrat qe nese riprodhohen duke filluar nga fara kane nevoje per disa muaj qe te piqen, nga ana tjeter ka te tilla si sallata, spinaqi etj. te cilat mund te vilen pas 1-2 muajsh.

Truku i shoqerimit qendron ne vendosjen e perimeve me rritje te shpejte tek ato me rritje te ngadalte. Ne kete menyre ne pak kohe mund te mbledhim perimet e shpejta para se ato te ngadalta te kene pushtuar hapesiren.

Bishtajoret jane te cmuara
Legumet (bishtajoret) si fasulet, bizelet, batha etj. kane aftesine te percojne azotin nga ajri ne terren dalngadale ndersa rrenjet u dekompozohen, duke u kthyer keshtu ne nje fertilizant te shkelqyer per kulturat qe do i pasojne ne ate vend.

Bimet aromatike jane insekticide natyrale
Aromat e bimeve te cilat perdorim ne guzhine shpesh kane efekt kunder insekteve. Prandaj, pervec dobise se tyre ne recetat tona te guzhines, eshte mire qe te mbillen gjithmone ne bahcen tone bime aromatike si borziloku, trumza, rozmarina, sherebela, hudhra etj.

Mbrojtja reciproke
Ka disa shoqerime famoze ne te cilat njera specie ka vetine te mbaje larg parazitet e species se shoqeruar, si ne rastin e barit te qepes qe mbron luleshtrydhen, domatja qe ruan lakrat prej flutures, preshi dhe qepa shkojne me selinone, hudhra dhe qepa mbrojne karroten etj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *