10 këshilla për të pasur sukses në kultivimin e perimeve

Dëshironi të filloni një kopsht perimesh, por trembeni të bëni diçka të gabuar?
Ke frike te humbasesh mund e kohë pa qenë në gjendje të marrësh dicka të mirë nga kulturat e tua fillestare të tokës, të mos mund të marrësh perimet e frutat qe deshiroje?
Mos u shqetëso shumë, kopshti kërkon përkushtim dhe këmbëngulje, pak durim, por kjo nuk është aspak e vështirë.

Ka gabime që duhet të shmangen, por me disa këshilla prej atyre qe kane me shume përvojë mund të bëhet një objektiv i mundshem, për të ngrënë ushqime të shëndetshme te rritura nga vete duart e tua.

1 – Fillo me pak dhe ate qe te pelqen te hash
Shpesh, herët e para bëhet gabimi i mbjelljes së gjithë farave që kemi në dispozicion, ndërsa do të ishte mirë që vitin e parë të mbjelleshin dy ose tre gjëra e me pas te shtoheshin pak e nga pak. Mbjellja vetëm e asaj që te pëlqen të hash është një rregull themelor.

2 – Mbill kur eshte momenti i duhur
Është e rëndësishme që të ndiqet një kalendar mbjellje, sepse në qoftë se ne mbjellim shumë shpejt mund të kemi probleme me ngricat, dhe nese mbjellim tepër vonë mund te mos piqen.
Ndiqni një program të bazuar në zonen në të cilën jetoni dhe kërkoni ndihmë prej atyre qe kultivojne prej vitesh, është e rëndësishme të dish se kur duhet mbjellë çdo gjë.

Size Of A Family Vegetable Garden - What Size Garden Will Feed A Family

3 – Mbill ate cfare rritet ne zonen tende
Ka bimë që rriten në rajonet e ngrohta dhe të tjera që preferojnë klimat e fresketa.
Me siguri ju tashmë e dini cilat janë ato që rriten me mirë në zonën tuaj, sepse mund ti shihni cdo dite, gjithsesi, gjithmonë pyesni dikë që është më i ditur se ju në lidhje me varietetet lokale që i pershtaten me mirë zones dhe japin rezultatet më të mira.

4 – Kujdes ujitjen
Asnjëherë mos e përmbytni tokën, as shumë dhe as pak ujë. Ujitja duhet te behet në orët e para të mengjesit ose ato te vona te mbremjes, në mënyrë që uji te mos avulloje shpejt dhe toka te mund ta thithë. Shmangni ujitjen ne ditët e vrenjtura edhe të ftohta.

5 – Pleherimi Natyral
Kerkoni gjithmone plehun stallor ose plehra të tjerë të ngjashem, të cilat janë më të mirat për lëndet ushqyesve që ato përmbajnë dhe për furnizimin e tyre natyror që i japin tokës.

6 – Kontrollo parazitet
Mbani gjithmonë nën kontroll parazitët.
Përdorni bimë aromatike, të cilat janë mënyra më e mirë natyrale për të mbajtur larg insektet e demshem nga perimet.

7 – Mbaj token e shendetshme
Një tokë e shëndetshme nuk ka probleme me parazitet e semundjet dhe gjithmonë jep të korra të mira, kështu që është e rëndësishme të ndiqen të gjitha këshillat e nevojshme. Edhe me pleherimin nuk duhet tepruar duke menduar se sa me shume te perdoret me mirë eshte, si në të gjitha gjërat është e rëndësishme të mbahet nje terren i balancuar.
Terreni gjithashtu duhet te jete gjithmone i ajrosur, prandaj here pas here do te na duhet ta shkriftojme me veglat e pershtatshme (psh kazma) por pa demtuar rrenjet e bimeve.

8 – Puno me diellin
Ekspozimi ne diell i kopshtit është thelbësor për shumë lloje të perimeve. Nuk mund të rriten domate ose patëllxhane në një pozicion që merr rreze dielli për shumë pak orë të ditës, ne nje vend të tille mund te zgjedhim te mbjellim perime të tjera më të përshtatshme që rriten në gjysmë-hije (spinaq, hudhër, qepë, sallate, etj).
Pra, para fillimit të çdo kultivimi, duhet të sigurohemi se sa orë me diell ne dite do te gëzoje vendi në të cilin do të kultivohet.

9 – Praktiko mbulesen
Mbulesa është nje praktike e përdorur në kopshtari dhe bujqësi e cila i referohet një mbulese mbrojtëse për tokën, dhe mund të bëhet me materiale natyrale si psh byku ose bari ti thate, ose artificiale (si plasmasi i zi tek luleshtrydhet psh). Qëllimi është që të ruaje nje ekuiliber edhe për të shmangur luhatjet e temperaturës, për të mbajtur lagështine e nevojshme gjate muajve me te nxehte dhe për të frenuar rritjen e barërave te këqija.

10 – Ruaj distancen ndërmjet bimëve
Kur ju mbillni diçka, duhet të parashikoni dimensionet qe ato mund te kene gjate fazave të zhvillimit të tyre. Bimet nuk mund të qëndrojë shumë ngjitur me njëra-tjetren, me qellim që të kenë ventilim të mjaftueshem edhe te evitohet konkurrenca për ujë, dritë e lëndë ushqyese.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *