Kushtet që nevojiten për kultivimin e kastravecave (Këshilla)

Trangulli përfshihet në grupin e bimëve me origjinë nga vendet me klimë të ngrohtë dhe nga ky këndvështrim
kjo bimë bën pjesë në grupin e perimeve që kërkojnë shumë ngrohtësi.

Origjina e trangullit është nga Azia si vatër e parë dhe nga Afrika e Veriut si vatër e dytë. Disa nga kërkesat termike më kryesore janë:
i) Temperatura minimale jetësore varion nga 0-2 gradë Celzius;
ii) Temperatura biologjike (ose aktive) është 13-15 C;
iii) Temperatura optimale e rritjes në ditë me diell 25-30 C;
iv) Temperatura minimale e mbirjes është 13-15 C;
v) Temperatura optimale e mbirjes është 25-30 C;
vi) Temperatura minimale për lulëzim 20-24 ditën dhe 18-20 C natën;
vii) Maksimalja biologjike deri në 35C (mbi 35 gradë nderpret fotosintezën).

Regjimi termik është përcaktues në lulëzimin dhe rritjen e frutave.

Temperaturat e ulëta nxisin daljen e luleve femërore ndërsa ato të larta nxisin daljen e luleve mashkullore.

Drita më e përshtatshme është kur vlerat e ndriçimit janë nga 20-40 mijë lux.Minimalja e pranueshme në raste
të veçanta është deri në 5 mijë lux.

Trangulli ka shumë kërkesa për ujë.Periudha më kritike është në fazën e lidhjes së frutave.Lagështira tokësore
duhet të jetë në vlerat 70-80 % në periudhën e rritjes se bimëve dhe deri në 90% gjatë periudhës se rritjes së frutave.

Llojet e rekomanduara
1) Për serra diellore apo me ngrohje teknike, disa nga hibridet më të rekomanduar dhe frutgjatë janë:
Pepinex F1;
Kansas F1;
Palmera F1;
Slims F1:
Sandra F1;
Grandioza F1;
Diana F1;
Shekulli F1;
Mrekullia F1, etj.

Ndërsa tek kultivarët frut-shkurtër janë: SG-390 F1;etj.
2) Për kushtet e fushës së hapur, janë: Marketmor; Longy, Kubit, etj.

Kultivimi i trangujve në Serra
Mikroklima në serrë.

Ka të bëjë me ruajtjen e regjimit optimal të parametrave klimaterik të serrës siç janë: regjimi i temperaturave, i
lagështirës të ajrit dhe të dheut , i dritës, i ventilimit.

Temperatura në serrë synohet që deri në fillim të frutifikimit të mbahet në vlerat 20 – 24 C ditën kurse 17 – 18
C natën.Gjatë frutifikimit temperatura duhet të jetë 24 – 26 gradë ditën dhe 18 – 20 natën.

Ne ditët e vrenjtura temperatura duhet të synohet të jetë 1 – 2 C më e ulët se ajo e ditëve me diell dhe 5 – 6 C
më e vogël natën se sa ajo që është mbajtur gjatë ditës të vrenjtur.

Temperatura nuk duhet të kalojë kurrë shkallën mbi 30 C dhe kjo duhet të rregullohet me sistemin e ventilimit
dhe sistemit të ujitjeve freskuese.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *