Hithra, një mbrojtës i bimëve natyral!

Ndërë insekticidet natyrale, një nga më të rëndësishmit për kopshtin familjar është tretësira e hithres, pasi që jo vetëm është plotësisht një preparat biologjik por edhe mund të jetë i vetëprodhuar shumë thjeshtë dhe me nje kursim të madh ekonomik në krahasim me insekticidet që gjenden në treg.

Hithra është një bimë spontane shumë e përhapur e prandaj është një përbërës gjithmonë i disponueshem për të përgatitur një antiparazitar natyral dhe ekonomik

Përgatitja e tretësirës

Përgatitja është e thjeshtë; bimet priten në bazë (rrënjët nuk shërbejnë) dhe lihen të zhytura në një enë me ujë për 12 orë, pastaj uji i cili ka marrë substancen djegese të hithres filtrohet dhe sperkatet mbi bimet e kopshtit të cilat na interesojnë.

Kjo tretësirë lufton shumë dëmtues si morrat e gjetheve, krahbardhen etj.

Falemnderit Natyres qe ka te gjitha zgjidhjet. 👌

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *