Hithra, bima më e mirë e sezonit!

Hithra është një bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore ose për ushqim e çaj.

Të gjithë ne shqiptarët e njohim në gatim këtë lloj bime.

Edhe më herët, hithrat janë përdorur për të kuruar disa probleme shëndetësore, megjithatë deri tani nuk ka pasur mjaftueshëm të dhëna shkencore që të vërtetojnë nëse janë efikase ose jo.

Pas studimeve, është konkluduar se hithrat kanë përbërës që mund të ulin inflamacionin.

Hithrat mund t’i gatuani si sallatë, me vaj ulliri e limon, në byrek, supë apo salca të shijshme që shoqërojmë mishin ose peshkun.

Hithra është e pasur me hekur, kalium, magnez dhe vitaminat A, B, E, D dhe K.

Ky kombinim sigurisht që do t’iu japë fuqi dhe do t’iu ndihmojë të luftoni kundër lodhjes pranverore, shkruan Living.al.

Konsumojeni atë gjithashtu në rastet kur keni gjakderdhje, dhimbje menstruale apo probleme me stomakun.

Çaji i hithrës pa problem mund ta zëvendësojë kafen e mëngjesit. Kjo pije konsumohet edhe për detoksifikimin e organizmit si dhe për dobësim.

Nëse vendosni më shumë hithër në menynë tuaj të përditshme, atëherë do të fitoni një pamje më të freskët.

Efikase për:

Anemi
Qarkullim i dobët i gjakut
Diarre
Astmë
Kancer
Shërimin e plagëve
Probleme të tjera

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *