Ministri Faton Peci me vendime për masa mbrojtëse për prodhuesit bujqësor

Ministri Faton Peci me vendime për masa mbrojtëse për prodhuesit bujqësor

Prishtinë, 20 prill 2021 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka nënshkruar tridhjetë e dy vendime (32), përmes të cilave mundësohet regjistrimi i produkteve për mbrojtjen e bimëve (PMB).

Përmes këtyre vendimeve, përcaktohen se cilat produkte lejohen që të importohen, tregtohen dhe përdoren nga prodhuesit bujqësor, për t’i mbrojtur bimët nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm.

Ministri Faton Peci është i përkushtuar që në vazhdimësi përmes masave të ndryshme që do të ndërmarrë si udhëheqës i këtij dikasteri, të mbrojë prodhuesit në vend, me qëllim që prodhimtaria e tyre të zhvillohet dhe fuqizohet, konform masave mbrojtëse në çdo periudhë.

Ndryshe, të gjitha vendimet e nënshkruara nga ministri, sipas procedurave të rregullta do të publikohen edhe në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, ku do të kenë qasje të gjithë të interesuarit për këto regjistra.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *