Kultivimi i domates në kopësht!

Domatja eshte me siguri perimja e cila na pelqen me shume te kultivojme ne kopshtin familjar, bime e cila na ofron vjelje gjate gjithe veres.

Terreni dhe klima e pershtatshme
Domatet kane nevoje per nxehtesi dhe diell, kushte te domosdoshme qe mundesojne nje kultivim te mbare. I pershtaten tipeve te ndryshme te terrenit, nese jane pergatitur sic duhet: pozicionimi ne nje zone te ekspozuar mire ndaj diellit, terreni i punuar, ajrosur dhe i pasuruar me lende ushqyese, mundesisht me pleh stallor te maturuar dhe perzier ne terren ne periudhen vjeshte-dimer per te qene gati per mbjelljen e pranveres.

Domatja eshte nje bime mjaft kerkuese, prandaj nje pleherim i tille baze do te ishte hapi i pare per te pasur bime te shendetshme dhe produktive.

Mbjellja
Zakonisht domatet mbillen ne serra te vogla (farishte) ne Shkurt – Mars ne kontenitore me vrima ose gota te madhesie te pershtatshme per rritjen dhe pregatitjen e tyre per ti mbjelle me pas ne terren.

Pasi kontenitoret mbushen me dheun perkates futen farat (2 per gote) ne nje thellesi jo me shume se 0,5 cm dhe mbulohen me nje shtrese te holle dherishteje e me pas ujiten me kujdes pa shkaktuar spostimin e farave.

Kontenitoret vendosen ne nje ambient me temperature 20-25 °C dhe pas rreth 7-10 ditesh do te shohim farat e mbira. Gjate ketyre diteve nevojitet ujitja nese dherishtja rezulton pa lageshtiren e nevojshme.

Kur bimet kane arritur 5-8cm eliminohet nje prej tyre edhe lihet nje per cdo gote, ajo me e fuqishmja dhe e shendetshmja.

Trapianti
Kur bimet e reja kane arritur nje gjatesi 15-20cm eshte momenti i duhur per ti mbjelle ne terren. Temperaturat duhet te jene stabilizuar edhe te mos zbresin nen 12 °C edhe gjate nates, pra gjate periudhes Prill-Maj.

Bimet mbillen ne distance 50cm njera nga tjetra gjate rreshtit dhe 70-80cm ndermjet rreshtave. Kubiku i dheut vendoset ne nivel me terrenin, ngjishet lehtesisht e me pas vaditet per te mundesuar zenien e tyre.

Ujitja, mbeshtetja, krasitja
Domatet kane nevoje per pak kujdesje por qe jane themelore; vaditja duhet kryer ne menyre te rregullt, ne baze edhe te temperaturave, duke e rritur frekuencen grate muajve me te nxehte.

Per te favorizuar shendetin e bimes dhe prodhimin e frutave nevojitet eliminimi i sqetulloreve.
Pas trapiantit aplikohet mbeshtetja e bimeve sipas metodes se preferuar, me fije ose kallama.

Pleherimi
Mund te praktikohet edhe gjate fazave te rritjes, sidomos kur terreni eshte shume i varfer. Rekomandojme gjithmone plehera organike me prejardhje shtazore ose bimore, por asnjehere kimike.

Vjelja
Frytet e para do te piqen rreth dy muaj pas trapiantit, nje moment i cili do t’ju gezoje zemren ndersa thoni: “e kam bërë me duart e mia.. ”

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *