Si kultivohen patatet

Nese kopshti eshte pasioni juaj me shume siguri qe edhe patatja ben pjese aty, por nese jo akoma nuk duhet ne asnje menyre ta anashkaloni pasi i kemi te gjitha mundesite qe ta kultivojme edhe nese disponojme pak hapesira.
Patatet jane nje ushqim i shendetshem, i zakonshem dhe qe perdoret shpesh ne pregatitjen e pjatave nga me te ndryshme te guzhines mesdhetare.

1 – Metoda klasike (tradicionale)
Kultivimi i patates direkt ne toke ne rreshta te rregullt e te barazlarguar eshte metoda me e perdorur dhe normalisht me rendiment me te larte. Nevojitet qe terreni te jete punuar thelle (30-40cm) edhe te pasurohet me pleh organik jo vetem qe te siguroje elementet e nevojshem ushqyes per rritjen, por me qellim edhe qe te sigurohet nje terren i shkrifet per zhvillimin e zhardhokeve, dhe gjithashtu do te ishte ne gjendje te ekuilibronte sasine e lageshtise e cila nese eshte e tepruar do te shkaktonte kalbjen e tyre.

Patatet mbillen ne pranvere kur temperaturat kane filluar te stabilizohen mbi 10°C, pra ne varesi te klimes suaj pak a shume periudha eshte nga shkurti deri ne maj. Ne zona te vecanta e te ngrohta mund te mbillen edhe ne vjeshte.
Pra, patatet (duhet te keni siguruar patate per mbjellje, jo konsumi) vendosen ne nje thellesi rreth 10cm ne rreshtat qe keni hapur ne largesi 25-30cm nga njera tjetra, ndersa rreshtat mund ti distanconi 70-100cm.
Pas 2-3 javesh do te shihni se ato kane mbire.
Duhet patur kujdes me ujitjen e cila duhet te jete vec ne rast nevoje.
– Nje praktike e rendesishme ne kultivimin e patates eshte mbathja, qe konsiston ne terheqjen e dheut (me kazme apo tjeter vegel te pershtatshme) prej hapesires ndermjet rreshtave e duke e terhequr drejt bimeve duke i mbuluar nga pak perreth kercellit. Kjo mbron bimen prej te ftohtit ne fazat e para dhe favorizon zhvillimin e zharadhokeve e i mbron ato prej drites se diellit. Kujtojme qe nese zhardhoket e patates jane te ekspozuer ndaj rrezeve direkte te diellit ata shnderrohen ne ngjyre jeshile si pasoje e prodhimit te solanines e cila eshte toksike (pra, patatet jeshile nuk duhet te konsumohen). Normalisht gjate ciklit te tyre mbathja kryhet dy here, nje here ne faze te hershme kur bimet jane rreth 10-15 cm dhe kjo ne forme me te lehte ne krahasim me te dyten e cila duhet te jete me e plote kur bimet jane rritur rreth 20-30cm.

Para mbathjes mund te pleheroni nese e shihni te nevojshme. Gjithashtu gjate mbathjes keni rastin te eliminoni barishtet e “keqia”.
– Maturimi ka arritur kur bimet jane plotesisht te zverdhura e te thara. Kohezgjatja e ciklit varet nga lloji i tyre (varieteti).

Me siguri kjo do te jete edhe faza me e bukur e qe mezi presim  😊

2 – Kultivimi ne kontenitor
Nese nuk kemi mjaft siperfaqe toke kjo nuk do te thote qe nuk kemi mundesi te kultivojme patate, pasi ato mund ti rrisim edhe ne tarrace apo ballkon, sigurisht ne sasi te limituar.
Ne kete rast nevojiten mbajtes te tille si canta, thase, arka, etj. te cilat mund te blihen apo qe mund ti kemi ne shtepi prej perdorimeve te meparshme per sherbime te tjera. Mjafton qe keto te jene rezistente dhe te mbushen me substratin e posacem per mbjellje te tilla.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *