Çdo të thotë “BIO” ose çfarë është bujqësia organike?

Bujqësia organike është një metodë kultivimi që lidhet me natyrën, jo përdorimin e produkteve të përftuara nga sinteza kimike.

Metoda biologjike lindi si një nevojë për shkak se bujqësia konvencionale ka aplikuar përdorimin e një sërë produktesh që mund të ndihmojnë fermerët, por me një ndikim të rëndë në mjedis: herbicide, fertilizantë, pesticide..

Shumë prej këtyre përbëresve rrjedhin prej naftës dhe substancave të projektuara për vrasjen e ​​mikroorganizmave, bimëve, sporeve ose insekteve.
Pasojat e bujqësisë industriale janë shkatërruese, si për ndikimin ndaj mjedisit ashtu edhe për shëndetin e njerëzve dhe kafshëve, pra çdo gjë që na rrethon.

Pasi përdorimi i pakujdesshëm i këtyre trajtimeve ka rezultuar shumë i dëmshëm për mjedisin edhe qëniet e gjalla, kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë fermerë kanë vendosur të përqafojne një filozofi të ndryshme duke ju kthyer metodave më natyrale dhe më respektuese ndaj ekosistemit.

Kultivimi me metodën bio do të thotë te tregosh kujdes ndaj tokës dhe burimeve të tjera natyrore, kryesisht uji dhe ajri, duke shmangur shfrytëzimin e tepruar.

Në bujqësinë organike jo thjesht përdoren vetëm produkte biologjike, por qëllimi mbi të gjitha është për të rikrijuar një ambient të ekuilibruar dhe pjellor, i cili nëpërmjet biodiversitetit dhe pranisë së organizmave e mikroorganizmave të dobishëm të mund të jetë ideal për rritjen dhe zhvillimin e bimëve.

Pra, nese duam te kultivojme nje kopsht per nevoja familjare apo per hobby duhet ta kemi te qarte se përdorimi i substancave të dëmshme të tilla si glifosati (erbicidi me i perdorur ne bote dhe shume i demshem) ka ndikim direkt mbi ata që konsumojnë perime dhe në veçanti të atyre që i kultivojnë ato.

Në qoftë se ju përdorni pesticide toksike apo herbicide në kopsht pasojat me te medha do te jene per ata të cilët punojnë atje, pasi që kalojne shumë kohë në kontakt me bimët e trajtuara.
Keshtu qe, pse duhet te helmoj veten?

Uji nuk bën punë

Trajtimet kimike janë shpesh sistemike (nderhyjne ne sistemin bimor),  pra bëhet fjalë për helmet të cilat hyjnë në indet e bimëve dhe qe nuk mund të lahen me ujë.

Kur ne i konsumojmë bashkë me to marrim edhe toksinat. Nëse doni të prodhoni fruta perime të shëndetshme sigurisht qe nuk mund ti trajtoni me substanca të tilla.

Për këtë arsye nese duam te kujdesemi per shendetin tone nuk kemi rruge tjeter pervecse të zgjedhim të kultivojme me metoda biologjike.

Disa rregulla të thjeshta:
-Përdorni vetëm plehra me origjine natyrore: plehu i bagëtive për shembull, është një pleh i shkelqyer organik.
-Mos përdorni pesticide kimike ose fungicide. Ju mund të perballoni probleme si semundjet apo parazitet duke perdorur tretesira bimore te vetë-prodhuara ose të bleni preparate te gatshme me kusht qe mbi paketim të jete e shkruar qe është e lejuar në bujqesine organike.
-Përdorni fara ose fidane te certifikuar Bio.

Gjithashtu mund të ruani farat tuaja nga viti në vit (zgjedhja me e mire)

Theksojme se keto jane vetem disa principe nga me baziket per te filluar kultivimin biologjik, por ka shume me teper se kaq, gjera qe do ti mesojme pak e nga pak..

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *