Ushqimet që forcojn imunitetin kunder Covid-19

Nuk ka dyshim që pandemia e Coronavirusit (COVID-19) po ndikon në cdo aspekt të jetës tonë.

Askush nuk e di akoma edhe sa kohë duhet të qëndrojmë në karantinim për sigurinë tonë dhe të të tjerëve, por është një kohë e përsosur për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin tonë.

Një dietë ushqimore e shëndetshme është shumë e rëndësishme për forcimin në menyrë natyrale të sistemit tonë imunitar.

Imuniteti ynë preket nga stresi, aktiviteti i ulët fizik, dieta kufizuese, pagjumësia, alkooli, duhani ,kequshqyerja, gjë që con në një rezistence të zvogëluar të organizmit  si lodhje, dobësi trupore dhe ndjeshmëri ndaj infeksioneve virale e bakteriale. Kjo mund të coje në komplikacione dhe të rrezikoj shëndetin.

Një imunitet i fortë mund të arrihet përmes një diete të larmishme dhe të balancuar .  Shmangien e zakoneve të këqija të të ushqyerjes. Duhet të sigurohemi që trupi ynë merr vitaminat dhe lëndet ushqyese të nevojshme.

Cilat janë vitaminat që forcojnë sistemin imunitar?

VITAMINA C.

Vitamina C është një domosdoshmëri në kohën e pikut të infeksioneve virale. Ajo mbron qelizat tuaja nga radikalet e lira të dëmshme, rrit prodhimin e antitrupave dhe stimulon shtimin e limfociteve T (qelizat e bardha të gjakut) të cilat eliminojnë qelizat e infektuara. Vitaminën C e gjejmë tek frutat (portokalli, limoni, citros, mandarina, kivi) dhe perimet (speci, brokoli, lakër etj).

VITAMINA D

Nivele të përshtatshme në plazëm të vitaminës D janë të nevojshme jo vetëm për osteoporozën por dhe për sëmundjet kronike si:  tumoret, sëmundjet kardiovaskulare, hipertensioni, sëmundjet autoimune, diabeti mellitus e ato neurologjike.

Keto sëmundje janë ato që shkaktojnë dhe vdekshmëri më të madhe në personat  që infektohen me COVID-19. Lëkura jonë mund të prodhojë vitaminën D , nën efektin e rrezeve ultraviolet. Në këtë periudhë kufizimi mund të përfitohet marrja e diellit duke qëndruar në ballkon ose në kopshtin e shtëpisë për të paktën 30 minuta e sidomos në mesditë.

Tjetër mënyrë e marrjes së vitaminës D është nëpërmjet ushqimeve. Disa ushqime të pasura në vitamin D janë: peshqit e kryesisht  salmoni, sardelet, trofta dhe vaji i mëlcise së merlucit. Sasi të vogla mund të gjënden edhe tek e verdha e vezës, mishi, të brëndshmet e kafshëve e në disa drithëra e kërpurdha.

Po këto dy mënyra kur nuk janë të mjaftueshme është e nevojshme marrja e kësaj vitamine si suplement ushqimor . E mira është marrja e vitaminës D gjatë ushqyerjes në formën vajore me pika ose me perla të buta(softgel) sepse janë më të tretshme në yndyrë.

Përsa i përket rolit të vitaminës D kundër infeksioneve virale disa studime evidentojnë efektin e saj kundër shumimit të viruseve . Kjo aftësi mund të jetë dhënë fal rritjes se disa peptideve (katelicidina e betadefensine) me aktivitet kundër viruseve e imunorregulluese.

VITAMINA A

Vitamina A e forcon sistemin imunitar duke mbështetur qelizat e mukozës dhe lekurës që rriten shpejt p.sh mukozat gjenden në rrugët e frymëmarrjes,kur ato dobësohen viruset dhe bakteret i kalojnë muret më lehtë e futen në trupin tuaj. Vitaminën A mund ta gjejmë në ushqime të ndryshme si karrota,hurma,kajsi, spinaq,lakër,vezë dhe mëlci.

VITAMINA E

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm që mbron qelizat e trupit nga radikalet e lira,i parandalon të shkatërrojnë murin  e qelizës.

Rrit edhe stimulinin e antitrupave. Nuk duhet të mungojë asnjeherë në dietën ushqimore. E gjejmë në vaj vegjetal,lajthia dhe drithëra.

VITAMINA B6

Vitamina B6 është jetike për zhvillimin e reaksioneve biokimike të sistemit imunitar. Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë: pula, salmon, toni dhe perimet e gjelbërta.

Cilat ushqime forcojnë sistemin imunitar?

Pothuajse te gjithe ushqimet marrin pjese ne mbajten ne ekuiliber te organizmit. E rendesishme eshte te perdoren ushqime ne sasi te duhur e pa ekzagjerim.

Ulja e perdorimit te sheqernave, te yndyrnave sidomos me origine nga kafshet, te dritherave të perpunuar e të qumeshtit e produkteve te tij ndihmon organizmin nga ana e metabolizmit duke  per te perballuar cfaredo semundje nepermjet aktivizimit te sistemit imunitar. Po pershkruajme disa ushqime qe nepermjet perberjeve te tyre kane disa efekte ne këtë ekujliber.

Hudhër

Hudhra përmban substanca aktive si allicin e cila ul rrezikun e infeksioneve dhe forcon sistemin imunitar. Është quajtur ndryshe si antibiotiku natyral.

Ajo ndihmon gjithashtu në uljen e presionit të gjakut dhe ngadalëson bllokimin e arterieve. Tek të rriturit këshillohet të përdoret 2-3 thelpinj në ditë ndërsa te femijët cerek ose gjysëm.

Ginger

Xhinxhëri ndihmon në uljen e inflamacionit sidomos të fytit por edhe sëmundje të tjera inflamatore. Gjithashtu ndihmon në uljen e nauses dhe të vjelljes, uljen e kolesterolit dhe redukton sadopak dhimbjet kornike.

Arrat dhe farat

Përmbajne shumë lëndë ushqyese të vlefshmesi: selen, bakër, vitamine E dhe zink. Të gjithë këto përbërës janë shumë efektiv në një sistem imunitar të dobët.

Farat e susamit dhe bajamet përmbajne shumë bakër dhe vitaminë E, ndërsa farat e kungullit dhe arrat janë të pasura me zink dhe selen. Arrat dhe farat janë burim i lartë me fibra, antioksidantë dhe Omega-3 të cilat rrisin sistemin imunitar.

Kërpurdhat

Në natyrë eksistojnë disa tipe kërpudhash shumë të ndryshme mes tyre por të gjitha ndajnë një karakteristikë të veçantë për prezencën e polisakarideve ( glukanet).

Glukanet janë thjesht zinxhirë të gjatë të degëzuar të sheqernave. Përvec këpurdhave mund të gjenden te Tërshëra , Elbi dhe Algat. Ato  kanë rol të rëndësishëm biologjik në uljen e kolesterolit, kontrollojnë sheqerin ne gjak e favorizojnë mirëmbajtjen e përgjithshme të traktit gastro-intestinal.

Interesante janë dhe për aktivitetin  imunorregullatore që nëpërmjet makrofageve eliminojnë mikrorganizmat  e dëmshëm si bakteriet , virusat e parazitët. Prandaj konsumimi i tyre në këtë periudhë, bashkë me vitaminat si A, D e C ndihmojnë në mirëqënie.

Ushqimet me përmbajtje hekuri

Hekuri ruan një rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar, mungesa e tij shkakton anemi dhe si pasoje dobësim të sistemit imunitar ,prandaj është e rëndësishme konsumimi i sa më shumë ushqimeve me përmbajtje hekuri si mishi i  kuq, mishi i shpendëve , peshku, mëlcia, frutat e thata,bishtajoret etj .

Duhet të evitojmë përdorimin e kafes dhe cajit sepse pengojnë përthithjen e tij, këshillohet që gjatë vakteve të konsumoni lëng frutash me përmbajtje të vitamines C që ndihmojnë në perthithje e hekurit .

Probiotikët

Ushqimet probiotke janë të rëndësishme për të ndihmuar një sistem imunitar të dobët. Ata kontribuojnë për një florë të shëndëtshme të zorreve dhe kështu mbrojnë trupin nga substancat dhe infeksionet e ndryshme.

Është provuar që individët që kanë përdorur probiotik  rregullisht shërohen më shpejt se ata që nuk marrin dhe kanë nevoje për me pak antibiotik në rast sëmundjesh. Mund ti gjejmë tek ushqimet e fermentuar si kosi, lakër turshi etj

Mund te trasmetohet Covid-19 nepermjet ushqimeve?

Ne teori nese nje individ I infektuar teshtin ne perime ose fruta dhe keto konsumohen direkt nga dikush tjeter pa u lare dhe pastruar  mund te behet nje trasmetim i virusit.

Sidoqofte ky skenar eshte thuajse I pamundur. Sipas OBSH nuk ka asnje te dhene ose deshmi qe te vertetojne qe virusi mund te kaloj nga ushqimi. Megjithate rregullat e pergjithshme te higjenes se perditshme si larja e shpeshte e duarve,mbajtja e duarve larg fytyres tuaj dhe rregullat e higjenes per pergatitjen e ushqimit duhet te respektohen.

Viruset jane te ndjeshem ndaj nxehtesise, ndaj mund ta ulim rrezikun duke I lare  mundesisht perimet dhe frutat me uje te ngrohte ,per ushqimet e paperpunuara shtazore duhet kujdes te gatuhen me temperature mbi 60 grade

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *