Sistemi i ujitjes me pika forma më e përsosur e ujitjes

Kjo mënyrë ujitjeje, është forma më e përsosur, e cila aplikohet në të gjithë kulturat bujqësore si: Në perimore (kushtet e fushes dhe te mjediseve te mbrojtura), në frutikulture, në vreshtari, në lultari , në ullishtari, në kulturat e drithrave dhe ato industriale etj
AVANTAZHET:
*Ujitet në cdo orë të ditës, pa krijuar asnjë shqetësim fiziologjik te bimët;
*Mundesohet nje shperndarje unuforme uji ne te gjithe siperfaqen, madje ne menyre te kontrollueshme deri ne ate thellesi toke aq sa është i shtrire sistemi rrënjor i bimeve;
*Menjanohet lagja e siperfaqes se tokës siç ndodh në rastet e ujitjeve me permbytje apo brazda, duke eleminuar plotesisht mundesine e infektimit nga sëmundjet që vinë nga siperfaqja e tokes;
*Eleminohet kontakti direkt i ujit me gjethet dhe bimën ne pergjithesi, duke evituar jo vetem rritjen e lageshtires se panevojshme te ajrit dhe eleminohen mundësitë e prekjes nga sëmundjet kërpudhore;
*Cilësia e ujitjes me pika realizohet shume mire, pavaresisht se kushtet e motit jane te papershtateshme;
*Lejon mundesine e menaxhimit te sasise se ujit ne varesi te kërkesave të bimëve sipas fazave te rritjes dhe te zhvillimit te tyre.
*Ujitja me pika kursen në maksimum sasine e ujit per njesi te siperfaqes;
*Krahas ujitjes me pika mund të realizohet njëkohësisht plehërimi plotësues kimik (sidomos plehrat e kombinuara kristalore), në përputhje me kërkesat e bimeve sipas fazave të rritjes dhe të zhvillimit te tyre;
*Favorizon instalimin e aparateve dhe e sensorëve të tjerë kontrollues, me qellim menaxhimin e pajisjeve klimëformuese (si: sistemin e ngrohjes, të vendilimit, dhe klimëformues, etj;
*Shpenzimet për riparime dhe mirëmbajtje, janë ne vlera shumë të uleta;
*Pajisjet mund të montohen dhe të çmontohen me lehtësi kur të jetë nevoja dhe mund të ruhen pa probleme për tu ripërdorur edhe per disa vite me radhë.