PRAKTIKAT E MIRA PËR PËRGATITJEN E MBJELLJËS NË SERRA

Prodhimtaria e integruar bujqësore është sistem që merret me prodhimin e ushqimit me cilësi të lartë, duke i shfrytëzuar burimet natyrore dhe mekanizmmat tjerë rregullues. Kriteret e tilla kanë të bëjnë me zvoglimin e përdorimit të produkteve që bëjnë ndotjen e ambientit .

Çfarë duhet të bëni gjatë kësaj kohe?

  1. Duhet te siguroni mbulesë për bimët,
  • Reduktuar dëmet nga rreshjet apo ndonjë rrjedhje të ujit
  • Reduktuar erozionin
  1. Vendosni dhe mirëmbani sistemin e ujitjës pikë pikë
  • Për ta reduktuar rrezikun nga rrjedhjet e ujit dhe
  • Sëmundjet dhe barërat e këqija.
  1. Rekomandohet të zgjidhen vendet të cilat posedojnë një përbërje të tokës me cilësi të mirë, nuk preferohen ato vende ku ka pas shumë dëmtues dhe sëmundje.
  2. Në qoftëse në sezonin e kaluar ka pasur nematode në tokë, atëherë perdorni varietete rezistente, nematicide apo ndonjë kulturë alternative.
  3. Shqyrtoni shënimet mbi barërat e këqija dhe numrin e tyre në sezonin e kaluar. Vlerësoni nevojat për përdorim të herbicideve.
  4. Të kryhen analizat e dheut para mbjelljes për elementet kryesore (N,K,P) dhe mikro elemente. Bazuar në analizat e dheut rekomandohen të përdoren sasi të materieve ushqyese (plehrave) të nevojshme
  5. Kontrolloni fushën dhe tokat përreth për prezencë të minjëve dhe urithit
  6. Fuqishëm rekomandohet që të zbatohet qarkullimi bimor. Kjo realizohet me qëllim të evitimit të problemeve të ndryshme, sidomos patogjenëve (sëmundjeve & insekteve) që vijnë nga dheu.
  7. Zgjedh varietetet e domates, duke marre parasysh:

Praninë e bimëve amë parazitore

Probleme me praninë e patogjeneve

  1. Shmangni problemet me nematode duke:
  • përdorur bimë të shëndetshme dhe pa infektime.
  • bërë lëvrimin e tokës para mbjelljes.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *