Antraknoza e fasules (Colletotrichum lindemuthianum) dhe masat e luftimit të saj

Antraknoza e fasules (Colletotrichum lindemuthianum)

Shkaktari i sëmundjes është kërpudha C. lindemuthianum e cila është mjaft e përhapur edhe në vendin tonë, sidomos në vendet me reshje të shpeshta gjatë vegjetacionit. Simptomat e sëmundjes paraqiten në të gjitha pjesët mbitokësore të bimës.

Më së shumti dëmtohen bishtajat në të cilat paraqiten njolla të ndryshme me ngjyrë të murrme në të kuqërremtë. Në fillim njollat janë të vogla, por më vonë zmadhohen, kanë formë kryesisht të rrumbullakët, me ngjyrë të zbehtë të kuqe ose të murrme të cilat janë të rrethuara me një zonë të kuqe ose të çelur të verdhë.

Shpeshherë këto njolla bashkohen dhe marrin formën e plagës me madhësi deri 10 mm. Në rast se infektohet rrënja kryesore atëherë tërë bima thahet. Në rast të infektimit të rëndë të bimëve të rritura në gjethe dhe në kërcell, shfaqen njolla dhe lezione të shpërndara me ngjyrë të murrme ose të zezë të cilat gjatë motit me lagështi kalben.

Bean anthracnose - Colletotrichum lindemuthianum, Nexles

Përhapja e patogjenit bëhet me anë të ujit, erës etj. Farat në të cilat ndodhet kërpudha sëmuren dhe dështojnë në fazën e mbirjes. Dimërimi i kërpudhës sigurohet në farë dhe në mbeturinat bimore. Kërpudha ruan vitalitetin e sajë në afat deri dy vjet.

Masat e luftimit

Masë themelore mbrojtëse kundër patogjenit është mbjellja e farës së shëndoshë, zgjedhja e kultivarëve imun ndaj patogjenit, qarkullimi bimor, etj.

Nga preparatet kimike rekomandohen ato në bazë të bakrit, cinebit, etj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *