Si ta përdorni qepën për shëndetin e trurit dhe sistemin nervor

Qepët janë një perime shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit. Ato janë të pasura me fibër, kalium, kalçium por edhe shumë vitamina të rëndësishme për shëndetin nervor.
Në këtë artikull, do të mësoni për vlerat e vitaminave dhe mineraleve që gjenden tek qepa për sistemin nervor dhe nervat.
Vitamina C për sistemin nervor – Vitamina C që gjendet tek qepa ndihmon në funksionin e nervave. Kjo vitaminë aktivizon enzimat që nxisin prodhimin e norefiniprinës, një substancë e dobishme për komunikimin ndërqelizor.
Kjo substancë mban nën kontroll orën e brendshme, funksionet e trurit dhe vëmendjen. Një filxhan çaji me qepë të prera përmban 11.8 miligramë vitaminë C.
Vitamina B6 për shëndetin nervor – Konsumi i qepës ndihmon në marrjen e sasive të domosdoshme të vitaminës B-6 e cila përdoret për metabolizimin e glukozës që është burimi kryesor i energjisë për qelizat nervore.
Ajo gjithashtu ndihmon në prodhimin e serotoninës dhe dopaminës, dy substanca të përfshira fort në komunikimin nervor dhe në shëndetin mendor. Mungesa e kësaj vitamine shkakton probleme nervore, shqetësime emocionale, depresion dhe konfuzion.
Një filxhan çaji me qepë të prera përmban 192 mikrogramë vitaminë B-6 ose 15 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine.
Mangani dhe shëndeti mendor – Mangani te qepët është shumë i mirë për nervat, kujtesën, sistemin nervor dhe trurin në përgjithësi. Konsumi i një filxhan çaji me qepë rrit nivelet e manganit me 206 mikrogramë ose 11 përqind të dozës ditore për gratë dhe 9 përqind për meshkujt.