Krimbi i kumbullës dhe masat e luftimit të tij- bujqesiamoderne.com

Krimbi i kumbullës (Grapholita funebrana)

Insekti i rritur është flutur, krahëhapur ka madhësi rreth 15 mm, me trup ngjyrë të hirtë kafeje. Dimëron në vende të ndryshme, në të qarat e degëzave dhe të trupit të kumbullës. Herët në pranverë insektet e rritura paraqiten në muajin prill dhe maj.

Krimbi i kumbullës formon 2 e rrallëherë 3 gjenerata brenda vitit. Fluturat e gjeneratës së parë vezët e tyre i depozitojnë në frutat e porsaformuara apo në gjethet afër frutave ndërkaq ato të gjeneratës së dytë në frutat e kumbullës.

Dëmet i shkaktojnë vemjet të cilat menjëherë sapo të çelin futen në brendi të frutave ku ushqehen me brendinë e tyre. Si rezultat i prekjes së tyre frutat ngecin në rritje, marrin ngjyrë trëndafili dhe rrëzohen në tokë. Vemjet në frutat e rëna në tokë vazhdojnë zhvillimin e tyre dhe më pas dalin insektet e rritura.

Femrat e gjeneratës së re vezët i depozitojnë në fruta dhe secila prej tyre pjell deri 40 copë vezë çka nënkupton se përafërsisht numër i tillë i frutave dëmtohet. Frutat e prekura sidomos ato të kultivarëve të vonshëm pothuajse nuk kanë vlerë tregtare nga dëmet e këtij dëmtuesi.

Masat e luftimit

Spërkatja dimërore e kumbullës është pothuajse masa më e rëndësishme për shkatërrimin e vemjeve të cilat dimërojnë. Duke patur parasysh se nuk trajtohen të gjitha kumbullat kudo që gjinden atëherë fluturat e gjeneratës së parë paraqiten në kohën e formimit (lidhjes) së frutave. Kjo nënkupton se duhet trajtuar kumbullën para se vemja të depërtoj në brendi të frutave.

Gjatë vegjetacionit përdoren këto preparate: Talstar 10 EC, Basudin 40 WP, Fenitrotion 50 EC, Karate 2,5 EC, Sumicidin EC-20, Ultracid 40 EC si dhe preparate tjera me veprim kontakti dhe digjestiv.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *