Plehërimi bazë i molles – bujqesiamoderne.com

Plehërimi i pemishtes në prodhimtari të rregullte është masa themelore nga e cila zakonisht varet lartësia e rendimenteve. Në këtë drejtim për arritjen e një prodhimtarie të rregullt nevojitet të aplikohet plehërim intensiv i pemishtes me këto sasi të plehrave komplekse NPK në sasi prej 880 kg / ha.

Kjo sasi duhet të shpërndahet sipërfaqësisht në dy afate, së pari 500kg në vjeshtë, ndërsa sasia tjetër prej 300 kg / ha duhet të shpërndahet herët në pranverë para fillimit të vegjetacionit, zakonisht kah fundi i muajit shkurt. Për t‘u kompensuar sasia e azotit nga plehërimi themelor, parashihet të kryhen edhe tri plehërime me NAG-27%, duke shpërnda sipërfaqësisht nga 400 kg / ha , ku sasia e parë nga 150 kg / ha parashihet të shpërndahet para fillimit të lulëzimit nga fundi i muajit mars ose nga fillimi i muajit prill, varësisht nga temperaturat mesatare e tokës dhe ajrit që mbretërojnë gjatë këtyre dekadave, nga të cilat varet faza e lulëzimit.

Sasia e dytë me nga 150 kg / ha parashihet të shpërndahet pas përfundimit të fazës së lindjes se frutave. Nëse në këtë kohë konstatohet se mungon lagështia në tokë duhet se pari të kryhet ujitja e parë me 60 mm shi dhe menjëherë pas saje e terë pemishtja duhet të diskohet . Sasia e trete e NAG-ut duhet të shpërndahet menjëherë pas 20 ditësh, po ashtu sipërfaqësisht me nga 100 kg/ha, ku menjëherë pas shpërndarjes se plehut pemishtja duhet të ujitet me 600mm ujë dhe në afat optimal nevojitet të diskohet e terë sipërfaqja.

Për arritjen e rendimenteve sa më të larta e cilësore, sidomos për të fituar ngjyrë të dëshiruar, parashihet të kryhet edhe ushqimi foliar nëpërmjet gjetheve me folifertil në koncentracion 0.15% se bashku me preparate tjera kimike gjatë spërkatjeve të rëndomta, e para nga fundi i muajit maj, kurse dy të tjerat në distance prej 20 ditësh.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *