Prodhimi i fidaneve të perimeve në mënyrë tradicionale -Bujqësia Moderne

Prodhimi i fidaneve te perimeve

Prodhimi i perimeve përmes fidanit është njëra nga specifikat e prodhimit të perimeve e cila këtë prodhimtari e dallon nga prodhimi i bimëve lavërtare.
Kultivimi i bimëve perimore përmes fidanit, përkundër kostos së tij, ka përparësi të shumta në krahasim me kultivimin pa fidan.
 

Fidani paraqet fazën e hershme të rritjes dhe zhvillimit të bimëve, e cila fazë veç tjerash karakterizohet me një ndjeshmëri
mjaft të madhe ndaj kushteve të ambientit të jashtëm. Përgatitja cilësore e fidanit është një punë delikate, e ndjeshme, përveç tjerave edhe për faktin se gabimet eventuale në këtë fazë, me vështirësi të mëdha eliminohen në fazat e mëvonshme të prodhimit.
Krahas faktorëve tjerë, përgatitja cilësore e fidanit është ndër faktorët kyç për arritjen e rendimenteve të larta tek perimet.

Prodhimi i fidanëve te perimeve është një hallkë shumë e rëndësishme në ciklin e përgjithshëm të prodhimit perimeve.
Shumica e perimeve kultivohen përmes fidanit. Kultivimi i perimeve përmes fidanit ka disa avantazhe. Me gjithë vështirësitë e mundshme gjatë prodhimtarisë së fidanit (fuqia punëtore, materiali i nevojshëm etj.), prodhimtaria e perimeve përmes fidanit për arsye të përparësive të shumta, në kushtet e prodhimtarisë bashkëkohore të perimeve është njëra ndër fazat më të rëndësishme të prodhimtarisë.

Prodhimi i fidanit të perimeve bëhet në mënyra të ndryshme, kryesoret janë:

Mënyra tradicionale


Kjo mënyrë e kultivimit aplikohet ende sidomos për prodhim të fidanit për ndërrim në fushë. Kjo mënyrë e prodhimit të fidanit bazohet në prodhimin e fidanit në lehë të nxehta.
Përgatitja e këtyre leheve bëhet në forma të ndryshme (nën ose mbi tokësore). Në fund vendoset një shtresë e plehut të freskët organik (25 – 50 cm) e cila shërben si burim i ngrohjes. Mbi të vendoset një shtresë dheu (që në disa raste përzihet me një pjesë plehu të dekompozuar) në trashësi 10 – 15 cm. Në një sipërfaqe të përgatitur në këtë mënyrë vendoset fara.

Fara mbulohet me materiale të ndryshme mbetjet gjatë përpunimit të rrushit (kominat), në rastet tjera mbulimi i farës
bëhet me dhe të përzier me pleh të dekompozuar (2 : 1në favor të plehut).

Zakonisht ndërtimi i këtyre shtretërve bëhet sa më afër parcelave në të cilat do të mbillen perimet.

Kjo mënyrë e kultivimit shoqërohet me shumë vështirësi


Humbje të larta, vetëm një përqindje e vogël e farërave të mbjella arrijnë të japin fidanë cilësor.
Cilësia e fidanëve është variabile në varësi nga konkurrenca e barërave të këqija dhe e fidanëve të tjerë e diktuar kjo nga dendësia e lartë e mbjelljes. Sëmundjet dhe dëmtuesit mund të shkaktojnë probleme serioze në tokat e pasterilizuara, përhapja e tyre ne farishte mund të marrë përpjesëtime të gjera.
vazhdimësia e të ushqyerit të fidanëve në mënyrën tradicionale është shumë e vështirë të programohet, veçanërisht në
kushtet e sistemeve tradicionale të ujitjes.
zakonisht, fidani i prodhuar përmes kësaj metode, ndërrohet me rrënjë të zhveshura fidanët me rrënjë të zhveshura
të prodhuar në mënyrë tradicionale pësojnë ndërprerje të rritjes në momentin e ndërrimit ne vendin e përhershëm. Në
kushte të temperaturave të larta, mungesës së lagështisë, apo erërave të fuqishme rreziku i eliminimit të tyre është shumë i lartë.
fidanët e prodhuar në sistemet tradicionale rezultojnë me humbje të larta në periudhën e pas mbjelljes,
rezultat i të cilës është prodhimtaria relativisht e ulët e bimëve.
kostoja e fidanëve të prodhuar në mënyrat tradicionale është në mënyrë të paevitueshme më e lartë nga ajo e atyre të prodhuar në sisteme të përmirësuar.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *