Ftesë për aplikimi për trajnime për pemë dhe perime

Ftesë për aplikimi për trajnime për pemë dhe perime

Vushtrri, Skenderaj, Lipjan dhe Viti

FTESË PËR APLIKIMI PËR TRAJNIME PËR PEMË DHE PERIME  

Organizata “Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës” (IADK), ёshtё duke  zbatuar projektin Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës” projekt tre-vjeçar (2020-2022), i përkrahur nga Donatori “Bread for the World” nga Gjermania. Në aktivitetin për trajnime të fermerëve ekzistues në sektorin e pemëve dhe perimeve për vitin 2021 është planifikuar trajnimi i 4 grupeve të fermerëve nё komunat:Vushtrri, Skenderaj, Lipjan dhe Viti.

Njё ndёr objektivat e projektit ёshtё përkrahja e fermerëve ekzistues qё nuk janё nё marrëdhёnie pune dhe me gjendje jo të mirë ekonomike, të cilët janë të gatshëm të zgjerojnë aktivitetet në fushën e bujqësisё, dhe që nuk kanë pasë përkrahje me grante të mëhershme.

IADK nё bashkёpunim dhe bashkёfinancim me komunat e përfshira në projekt, do tё investojë nё trajnime për 60 fermerë të cilët merren me kultivimin e pemëve dhe perimeve, tё cilёt do tё përcjellin 7 ditё trajnime teorik dhe praktike nё sektorët e lartcekur. Pas pёrfundimit tё trajnimeve kёta fermerë do tё ftohen tё aplikojnё nё skemёn e granteve me idetë e tyre inovative qё kanë ndikim nё gjenerimin e tё hyrave dhe  vet-punësim. Gjithsej, 36 fermerë do tё pёrkrahen me grante nё vlerё nga 3,000.00 €, duke bashkёfinancuar me 10 % tё vlerёs totale tё investimeve.

Përparësi do t’u ipet ideve inovative që çojnë në uljen e varfërisë, mundësi punësimi, mbrojtjen e mjedisit, zgjerimin e aktiviteteve në sektorin e pemëve dhe perimeve si dhe gjenerimin e tё hyrave. Andaj, ftohen fermerët qё tё aplikojnё pёr vijimin e trajnimeve për pemë dhe perime, tё cilёt pas përfundimit tё trajnimeve, do tё aplikojnё pёr skemën e granteve tё lartcekura.

KRITERET QË DUHET  PLOTËSUAR  FERMERËT  PËR  TRAJNIME  JANË:

a)                   Kandidatët e interesuar duhet tё jenё nga komunat: Vushtrri, Skenderaj, Lipjan dhe Viti.

b)                  Gatishmëria për të qenë pjesë e trajnimeve

c)                   Janё duke u marrё apo kanё potencial pёr tu marrё me kultivimin e pemëve ose perimeve

d)                  Tё kenё ide dhe interes pёr tё aplikuar nё skemёn e granteve me ide inovative pёr kultivim të pemëve dhe perimeve

e)                   Të jenë të interesuara për të filluar një biznes apo për t’u vetëpunësuar;

f)                   Të jenë të papunë

Aplikacioni mund të merret dhe dorëzohet në:    

·         Formën e aplikacionit mund ta shkarkoni këtu:https://biturl.top/qQ7ruu

·         Nëpërmjet adresës elektronike: hasan.cena@iadk.orgsylejman.bunjaku@iadk.org;

·         Zyrat e Drejtorive të Bujqësisë në komunat e lartpërmendura;

·         Zyrat e IADK-së, me adresë Fshati Sfaraçak i Ulët, Nr.11, Vushtrri, Kosovë;

Afati për aplikim është i hapur deri me datë 18.02.2021. Për informata shtesë mund të kontaktoni në +383 (0) 49 973 211 dhe +383 (0) 44 412 475./ iadk.org

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *