Ujqit i mbysin 90 dele të fermerit nga Kosova (VIDEO)

Një ngjarje e pa zakonshme ka ndodhur në Janjevë.
Ujqit ia kanë mbytur rreth 90 dele fermerit Sokol Shabani.
Shabani thotë se dëmi i shkaktuar është rreth 15 mijë euro.
Për këtë pronari kërkon mbështetje nga organet komunale.
“Ujqit na kanë mbyt rreth 90 dele, nja 70 i kemi gjetë e 20 nuk po e dimë ku janë“, tha Sokol Shabani.
Ai tha se në Komunë i kanë thënë se nuk kanë fond për këso raste. /21Media