Babë e bir nga Deçani prodhojnë 100,000 fidane frutore gjatë vitit! (FOTO/VIDEO)

Cilësia e materialit fidanor për ngritjen e një pemishtje të re është shumë e rëndësishme.

Në fidanishten “Dinamanti” në fshatin Drenoc komuna e Deçanit prodhimi i fidaneve bëhet tashmë qe një kohë të gjatë.

Agronimi i kësaj fidanishtje Dinë Nitaj për Bujqësin Moderne rrëfen për punën e tyre:

Ne kemi ngritur fidanishten në vitin 2007, si një ndër fidanishtet e para në Kosovë.
Materialet baze (amë) kanë qenë grantë nga Britania e Madhe, respektivisht 2 institutet East Merling & Merling Morton me renome botërore për prodhimin e materialit fidanorë.
Në fidanishten tonë prodhojmë mbi 45 kultivarë molle, 18 kultivar dardhe, 9 kultivarë kumbulle, 7 kultivarë ftoi, mushmollë, qershi, pjeshkë, nektarin, kajsi, arrë, gështenjë, lajthi, badem, dredhëz, mjedër, aroni, rrush serezi , kivi, shega, kaki, fikë, vojsë, rrush etj.


Kemi disa lloje të nënshartesave vegjetative dhe pemishten amë të mbishartesave.
Fidanishtja ka të angazhuar dy agronom babë e bir (Imer Nitaj dhe Dinë Nitaj, ky i fundit i specializuar në agronomi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


E certifikuar nga ministria e Bujqësisë dhe disa organizata evropiane, fidanishtja “Dinamanti” posedon 24 hektarë tokë dhe të gjitha makinat bujqësore, disa prej tyre të modifikuara dhe krijuara nga vetë agronomet për mbjellje të mekanizuar.
Prodhon nga 50,000-100,000 fidanë në vit, të cilat japin prodhime që në vitin e parë.

Posedon edhe disa kultivarë të rralle si:
Mollë (Black Diamond, Red Love, Kalypso, Rozete)
Dardhë (Blut bierne, Aziatikja e kafët dhe e artë)
(Fiku Gjigand, Shega, Kivi )
Kemi edhe mollet, dardhet, qershite, kumbullen shtyllore etj.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *