Fermeri nga Drenasi që kultivon perime në serë me sipërfaqe 1.5ha!

Prodhimi i perimeve nё Kosovë dallohet me karakter të theksuar sezonal të prodhimit, që mundëson furnizimin e tregut vendor me perime të freskëta për një periudhë fare të shkurtër tё vitit.
Prodhimi nё mjedise të mbrojtura kryesisht ёshtё i organizuar nё forma më të thjeshta të tuneleve tё mbuluara prej masave të ndryshme plastike, të cilat nё shumicën e rasteve janë pa ngrohje. Nё një situatë tё kёtillё zakonisht arrihet që të dilet për disa ditë më herët nё treg (zakonisht dy javë deri një muaj).
Prodhimtaria e perimeve në serrat prej masave plastike (kryesisht prej polietileni), në vitet e fundit është mjaft e përhapur.

Fermeri Liman Nuha nga fshati Kishnarekë komuna e Drenasit është një kultivues i perimeve në sera mjaft i suksesshëm.

Ai ka një sipërfaqe prej 1.5 hektarësh me serë në të cilen kultivon perime si: domate, kastravec, sallata të gjelbër etj.

Sezona e vitit 2020 ishte mjaft sfiduese për të, reshjet me breshër i shkaktuan dëme shumë të mëdha në infrastrukturen e seres dhe në prodhimet e tij. Dëmet e shkakruara arrijnë shumen mbi 20 mijë euro. Ai kërkoj ndihmë nga institucionet mirëpo askush nuk i doli në ndihmë.

Tash në këto ditë vjeshte i vetmuar pa ndihmen e askujt ka filluar riparimin e seres që të vazhdoj punen në kultivimin e perimeve.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *