Fermeri nga Vlora që kultivon 3000 bimë ulliri (FOTO/VIDEO)

Ulliri (Olea europaea) është bimë subtropike nga familja “Oleaceae”.

Ulliri ka qenë pjesë e civilizimit mesdhetar qe mijëra vjet më parë. Ulliri dhe vaji i ullirit janë përdorur për ushqim, gatim, mjeksi, sapun dhe ndriçim. Sot shumica e ullinjve të botës kultivohen në rajonin e Mesdheut.

Trungu i tij ka një formë jo të rregullt me gunga dhe me degëzime, gjethe ovale me ngjyrë të gjelbërt të errët në anën e sipërme ndërsa në anën e poshtme të bardhë në të argjendtë. Në periudhën e lulëzimit zhvillon lule të vogla të bardha në tufa, ndërsa fryti varësisht nga lloji është në formë vezake i zgjatur pak me ngjyrë jeshile të errët deri në të zezë. Fryti është i pasur me vaj i cili përdoret si ushqim dhe ka veti shëruese.

Këtë bimë të lashtë fermeri Fatmir Malaj nga fshati Risili komuna e Vlores e kultivon tash e 10 vite.

Ai për Bujqësia Moderne thotë: Merrem me kultivimin e ullirit që prej 10 vitesh, kam një sipërfaqe prej 5 hektarë, një pjesë të madhe të saj e kam marr me qera nga shteti për 99 vite. Në këtë sipërfaqe kam të mbjellura rreth 3000 bimë të ullirit. Vitin e kaluar kam arritur një rendiment prej 40 ton, këtë vit momentalisht jemi në procesin e vjelje dhe shpresojm të arrijm po të njejtin rendiment. Prodhimin pothuajse të tërin e shesim. Në kushte shtëpie e prodhojm vajin e ullirit sipas porosisë që kemi.

Në të ardhmen fermeri Fatmir Malaj synon dhe shpreson që ta rrisë sipërfaqen e mbjellur me ullinjë.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *