Fermeri nga Skenderaji që prodhon 1 milion fidane të perimeve!

Perimtaria paraqet formën më intensive të prodhimtarisë bimore. Si degë e veçantë ajo merret me studimin e një grupi specifik të bimëve (perimeve).
Me prodhimin e përgjithshëm të perimeve nënkuptohet kultivimi i perimeve qoftë në fushë të hapur apo në mjedise të mbrojtura, prodhimi i farës së perimeve dhe fidanit
.

Kultivimi i perimeve përmes fidanit
Kultivimi i perimeve përmes kësaj mënyre ka për qëllim që një pjesë të periudhës vegjetative, bima ta kaloj në kushte të kontrolluara (në shtretër apo serra), pasi që një numër i madh i bimëve perimore, përmes mbjelljes direkt të farës në fushë të hapur, nuk do ta arrinin pjekurinë, në kohën e dëshiruar për shkak të kushteve klimatike.

E këtë punë fermeri Shkelqen Sylaj nga fshati Terrnavc komuna e Skenderajit e bënë me një sukses shumë të madh.

Ai për Bujqësia Moderne thot:

Jemi gjenerata e tretë që merremi me bujqesi, përkatësisht me prodhimin fidaneve të perimeve dhe  kultivimin e perimeve. Për vite me radhë familja jonë ka kaluar përplot sfida, ku gjeneratat e para dhe një kohë edhe ne kemi punuar në formë primitive, duke u bazuar në kushtet dhe mundësitë ku kishim serra te vogla nga druri që shpesh herë erërat e forta kur frynin i rrëzonin.


Vullneti dhe deshira për punë nuk na ndali asnjëherë dhe nga viti në vit, përkunder sfidave rrisnim sasin e prodhimit të fidaneve.
Në vitin 2015 kemi hapur kompanin tonë e cila gradualisht filloj të zhvillohej mirë. Me përkrahjen e MPBZHR-s filluam të ngrisim serra të përshtatshme për kultivimin e perimeve dhe fidaneve të perimeve.

Përveç këtyre veprimtarive Agro Bora në gamën e vet të aktiviteteve shtoj edhe ndërtimin e serrave të madhësive të ndryshme ku aktualisht është lider në ndertimin e serrave në nivel të Kosovës. Sot ne kemi serren e specializuar për kultivimin e perimeve me siperfaqe 2000m2 me kapacitet 1 milion fidane për një vit prodhues.

Për t’u arritur synimet në jetë duhet kohë, punë, sakrificë, përkushtim, mbi të gjitha vullnet për ti tejkaluar sfidat para vetes, thot ai për fund.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *