Krasitja e pemëve masë e domosdoshme për prodhimtari të qëndrueshme (VIDEO)

Krasitja e pemëve masë e domosdoshme

Çka është krasitja, për çfarë arsye bëhet dhe cila është koha ideale për krasitje?
Krasitja është masë agroteknike njëherit është edhe arti i ndryshimit të mënyrës natyrore të rritjes të pemëve.
Roli i krasitjes është shumë i madh ndonjëherë edhe vendimtar për prodhim.
Krasitja bëhet për shumë arsye ku disa prej tyre janë:
Nëpërmjet krasitjeve kryhet formimi i kurorës, duke siguruar në këtë mënyrë kushte të mira ndriçimi dhe ajrimi të pemëve, krasitja siguron prodhim të bollshëm dhe me cilësi të lartë, bën zhdukjen e prodhimit periodik (kur pemët japin fruta një vit po një jo, me anë të krasitjes kjo dukuri mënjanohet), krasitja zgjatë jetën e pemës etj.
Sipas kohës kemi dy lloje të krasitjes: krasitja gjatë periudhës së qetësisë dimërore dhe krasitja e gjelbër e cila bëhet gjatë vegjetacionit.
Koha ideale për krasitjen dimërore është prej rrëzimit të gjetheve deri në fillimin e lëvizjes së lëngjeve (prej 15 shkurt – 15 mars mund të quhet kohë ideale për krasitje, nëse temperaturat janë nën 0°C krasitja nuk duhet të bëhet sepse nga temperature e ulët dëmtohen pemët).

Për të zotëruara artin e krasitjes së pari duhet njohur anatominë e pemës (degëzat dhe sythat).

Sythat Vegjetativ dhe sythat Gjenerativ.

Për të pasur të qartë krasitjen gjëja e parë që duhet ditur është se cilët sytha na japin fruta e cilët jo. Njohja e sythave është shumë e rëndësishme për krasitje sepse shpesh nga mos njohja e sythave i largojmë degët e gabuara që na japin fruta ndërsa ato që nuk japin fruta nuk i largojmë.

Sythat Vegjetativ (jo frutor)- Janë shumë më të vegjël se sa ata frutor, me maje më të theksuar. Prej tyre dalin gjethe dhe degëza.

Sythat Gjenerativ (frutor)- Janë më të mëdhenj se sa ata jo frutor, janë më të fryrë dhe kanë formë rrethore. Prej tyre dalin lule që japin fruta.

Në videon më poshtë mund ta shihni procesin e krasitjes:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *