Paulownia, druri që po kultivohet çdo ditë e më shumë (VIDEO)

Paulownia ka origjinë prej Kines e cila e kultivon atë me shekuj. Është bimë e cila rritet me një shpejtësi shumë të madhe, deri në dhjetë herë më shumë se llojet tjera, ka mundësi zhvillimi edhe në lartësi mbidetare mbi 1500-2000 metra dhe si dru kjo arrin ti përballoj temperaturat nga -27 e deri në +60 grad celsius që d.m.th., se ka një ekuivalencë të gjerë ndaj temperatures, pra është lloj Eurivalent.
● Paulownia lulëzon njëherë në vit dhe lulen e mban afro 6 javë e cila ka ngjyrë vjollcë ose të bardhë, lulëzon qyshë nga viti i tretë. Pikërishtë për shkak të kësaj vecorie ajo përdoret shumë edhe si bimë dekorative në oborre ose parqe si dhe për shkak të gjetheve shumë të mëdha të cilat automatikisht na bëjnë të qartë në aspekt biologjik aftësin e tyre të madhe për të përthithur dioksidin e karbonit dhe për prodhimin e një sasie jashtëzakonishtë të madhe të Oksigjenit.
● Paulownia njihet gjithashtu edhe si bimë mjaltëdhënëse sepse në vete kur lulëzon ka një numër të madhë të luleve të cilat posedojnë një sasi të madhe të nektarit dhe është konstatuar se një bimë e rritur mesatarisht mund të jap 50 kilogram mjaltë, kjo është edhe arsyeja që bletarët ta kultivojnë atë.
● Druri i kësaj bime është shumë i përdorshëm në industri të ndryshme sepse ka një kualitet mjaft të mire, pas 7-8 viteve pas mbjelljes së saj ajo jep rreth 1 metër kubik mas drurore.
● Paulownia është dru i cili vetëm kohët e fundit ka filluar të njihet në Ballkan për shkak të disa karakteristikave shumë të dobishme, Kohët e fundit edhe në vendin tonë kërkohet një sasi e madhe e këtij druri për shumë arsye ndërë të cilat është edhe përfitimi ekonomik i majëm.
● PËRDORIMI I DRURIT TË PAULOWNIAS
1. Druri i saj përdoret në industrin e Peletit dhe Briketit, druri i saj gjatë diegies i jep 47000 kalori e cila na lë të kuptojmë se ai e rrit temperaturën e zjarrit në mbi 400 grad celsius,
2. Një cilësi e këtij druri është edhe ajo se është mjaft i qëndrueshëm ndaj lagështis dhe ka një masë të lëhtë, që është edhe arsyeja që ai përdoret edhe shumë në industrin e ndërtimit të anijeve, pastaj edhe në ndërtimin e veglave muzikore.
3. Vecori tjetër pozitive është edhe ajo se nuk ka nyje, thahet shpejt dhe kur druri është i tharë ai peshon 1 metër kubik 240 kilogram.
● RËNDËSIA BIOLOGJIKE E PAULOWNIAS
Ndër karakteristikat e shumta të cilat i përmendëm vlen shumë të theksohen edhe rëndësia në aspektin biologjik të këtij druri i cili me të drejtë quhet druri mbretëror.
Në fillim të zhvillimit të kësaj bime hasim pak vështirësi derisa të fillon të zhvillohet me një hov shumë të madhë, në fillim pra në vitet e para gjethet e saja janë shumë të mëdha, pikërisht nga madhësia e gjethit këtu vërejm aftësin e madhe të saj që ka për përthithjen e rrezeve të diellit të cilat janë të nevojshme për kryerjen e procesit të fotosintezës gjatë të cilit prodhohet një sasi shumë e madhe e oksigjenit, konsiderohet se një bimë e paulownies ka aftësi të furnizoj me oksigjen për 1 orë 64 persona gjatë tërë ditës, nga kjo shihet se ajo përthithë një sasi bukur të madhe të dioksidit të karbonit nga ku na lë të kuptojmë se është një pastruese e madhe e ajrit për të cilin kemi shumë nevojë kohëve të fundit.
● Mbjellja e fidanes së Paulownias
Si cdo bimë tjetër edhe kjo i ka kriteret e veta të cilat duhet të plotësohen gjatë mbjelljes që të mund të zhvillohet ashtu sic duhet. Në një hektar të tokës varësisht nga qëllimi për të cilin destinohen mund të mbillen:
Plantacioni për briket dhe pelet – në një hektarë të këtij plantacioni mund të mbillen nga 2500 – 4000 fidane. Dimensionet 1.5 x1.5
Plantacioni për industri – në një hektarë të këtij plantacioni mund të mbillen nga 1000 fidane. Dimensionet : 4×2.5, 4×3, 4×4. Një fidane e cila është e destinuar për industri kërkon hapsir 10 deri në 16 metra katror.
Gjatë mbjelljes së fidaneve gropa për cdo fidan duhet të hapet me dimensione 50x50cm , në gropë të hidhet një sasi e plehut natyral e gjithashtu edhe 150-300 gram pleh artificial 3×15, e gjithë kjo përzihet me dheun dhe pastaj mbillet fidanja.
● UJITJA DHE MIRËMBAJTJA
Kjo është bimë e cila i përshtatet llojeve të ndryshme të tokave dhe në vitet e para të zhvillimit të saj kërkon ujitje më të shpeshtë e më saktësishtë rreth 20 litra ujë në javë për një fidane në ato vende në të cilat sasia e reshjeve ështe më e vogël se 50 mm. Ujitja mund të jetë e llojeve të ndryshme si përshembull me përmbytje, kova, cistern por më i preferuar për mirëmbajtjen e tëre është rregullimi i sistemit të ujitjes pik-pik.
Në videon më poshtë mund ta shihni tërë ciklin jetsorë të paulownis, prej mbirjes deri në prerje:

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *