Ministri Mustafa vizitoi fermerët e Mramorit!

Ministri Mustafa vizitoi fermerët e Mramorit

Prishtinë, 28 tetor 2020 – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi vizitë pune në Mramor, ku takoi fermerët e kësaj ane.
Ministri Mustafa bashkëbisedoi me blegtorët, fermerët dhe bletarët e Mramorit, nga të cilët u informua për veprimtarinë e tyre bujqësore. Kërkesat e fermerëve ishin kryesisht rreth ballafaqimit me sfidat e shkaktuara nga pandemia Covid-19, e cila sipas tyre i ka ndikuar së fundi.
Nga ana tjetër, ministri Mustafa njoftoi fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar me pjesën e parë të pagesës së subvencioneve. Ndërsa, sa i përket pagesës së subvencioneve, Ministri Mustafa tha se ajo është kundërpërgjigja më e mirë e Qeverisë që ka për qëllim lehtësimin e ballafaqimit të fermerëve me situatën e krijuar nga Covid-19.
Ministri Mustafa u zotua se në kuadër të mundësive, do të vazhdojë ta forcojë edhe më shumë përkrahjen e deritanishme ndaj fermerëve, si atyre të Mramorit edhe të gjithë Kosovës.
Fermerët falënderuan ministrin Mustafa, vizitën e të cilit e cilësuan si shtysë dhe përkrahje për punën e tyre.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *