SHKALLA E KONDICIONIT TRUPOR TE LOPËT QUMËSHTORE (FOTO)

Çdo fermer (prodhues I qumështit) ne fermën e tij ka lopët te cilat janë shume te
majmura ose shume te dobëta për periudhën e laktacionit ne te cilën ndodhet
lopa. Mosnjohja e qe te gjinden këto kafshë zakonisht përcjellët me shpenzime ne
tretmanë për sëmundje, humbje/zvogëlim te prodhimtarisë se qumështit ulje te
fertilitetit. Kjo pjese shtjellon si te vlerësohet kondicioni trupor te lopët dhe te
krahasohet me gjendjen e kondicionit normal për periudhat e ndryshme te
laktacionit. Sistemi i përshkruar me posht eshte zhvilluar nga E.E.Eildman,
Universiteti i Vermontit.
Kondicioni trupor paraqet reflektim te rezervave te yndyrës trupore qe përmban
një kafshë. Këto rezerva mund te përdoren ne periudhat kur lopa nuk është ne
gjendje te konsumoj aq sasi ushqimi sa për te përmbushur nevojat e veta për
energji. Ne lopët me prodhimtari te larte, kjo zakonisht ndodhe gjate fazës se
pare te laktacionit, por kjo mund te ndodhe po ashtu kur lopët sëmuren, janë te
ushqyera me ushqime te kualitetit te dobët, ose marrja e ushqimit është e
kufizuar. Pas periudhës se humbjes se peshës trupore, lopët duhet te ushqehen
me shume se nevojat e tyre ne mënyre qe te vendosin kondicion trupor normal.
Lopët duhet te vlerësohen me te shikuar dhe me ane te prekjes me dore ne
pjesën e komblikut te kafshës.
Figura 1. Vetëm lëkura dhe një shtrese dhjamore e mbulon shtyllën kurrizore
dhe fundin e brinjët e shkurtra, duke mundësuar këto pjese si lokacion ideal për
vlerësimin e kondicionit trupor.

Vlerësimi i kondicionit trupor me ane te prekjes me dore është metodë shume e
lehte. Shtype me majën e gishtave mbi boshtin kurrizor, ashtin e te ndenjurit dhe
ashtin hip.
Kondicioni trupor duhet te vlerësohet nga personi përgjegjës për ushqyerit e
kopesë. Qe te behet gjithmonë vlerësim i standardizuar, rregullisht duhet te
referohemi ne standardet parapara për vlerësim.
Lopët duhet te vlerësohen rregullisht ne mënyre qe te reflektohen ndërrimet ne
çdo faze te laktacionit. Ideale është që te gjitha lopët duhet te vlerësohen ne
fillim dhe ne fund te laktacionit dhe me se paku 4 deri 5 here gjate periudhës se
laktacionit. Ne sistemet me te sofistikuara si ne te dhënat e kompjuterizuara
vlerësimi e kondicionit trupor behet pas çdo kontrolle mujore te qumështit.
Vlerësimi i kondicionit trupor shtrihet nga shkalla 1, qe përshkruhet si gjendje e
kondicionit trupor shume dobët dhe pa rezerve dhjamore, deri ne 5 qe
nënkupton lopët shume te majmura.
Ideale, konsiderohet gjendja e kondicionit trupor prej 3,5-4 ne periudhen e
tharjes dhe 2.5-3.0 ne piku e laktacionit. Nuk është e dëshirueshme qe shkalla e
kondicionit trupor te bije me shume se 1 shkalle.

Shkalla e kondicionit 1
Këto lope janë shume te dobëta. Fundi i brinjëve te shkurta është mprehta ne
prekje dhe se bashku ne lëkuren japin një pamje te komblikut. Vertebrat
individuale (spinous processes) te boshtit kurrizor janë të dukshme. hook dhe
pin eshtrat janë shume te dala (te dukshme). Regjioni thurl dhe thighs jane te
ulura dhe te luguar. Kaviteti anal është i tërhequr brenda dhe vulva duket
qartazi.

Shkalla e kondicionit 1 (lope shume e dobët)

 

Shkalla e kondicionit 2

 

Këto lope konsiderohen te dobëta. Fundi i brinjëve te shkurta po ashtu janë te
mprehte dhe me prekje mund te ndihen. Vertebrat individuale (spinous
processes) te boshtit kurrizor janë me pak te dukshme. Brinjët e shkurtra nuk
janë çart te dala. hook dhe pin bones janë te dala por regjioni thurl dhe thighs
janë me pak te ulura dhe te luguar. Regjioni për rreth kavitetit anal është me pak
i tërhequr brenda dhe vulva duket me pak.

Shkalla e kondicionit 2 (lope e dobet)

Shkalla e Kondicionit 3

Këto lope konsiderohen me kondicion mesatar. Brinjët e shkurtra mund te
ndihen lehtë me një prekje te lehtë me dore dhe ndarjet ne mes tyre vërehen.
Boshti kurrizor është i mbuluar ne formë te kurrizit dhe hook dhe pin bones janë
te rrumbullakuara dhe te buta për rreth ne prekje. Regjioni i kavitetit anal është i
mbushur por nuk vërehet depozitim i indit dhjamor.

Shkalla e kondicionit 3 (Kondicion trupor mesatar)

Shkalla e kondicionit 4

Këto lope konsiderohen me kondicion te rende. Brinjët e shkurtra individuale
mund te ndihen vetëm nëse shtypen me nje presion me te madhe dhe se bashku
te gjitha janë te rrumbullakuara dhe jo te ndara ne mes vete. Boshti kurrizor
është i mbuluar për rreth ashtit te ndenjurit dhe ahtit ijor. Ashti hook përreth
vete i rrumbullakuar dhe hapësira ne mes ashtit ijor dhe boshtit kurrizor është
rrafsh. Regjioni për rrethe ashtit te ndenjurit vërehet depozitim i indit dhjamor i
kavitetit anal është i mbushur por nuk vërehet depozitim i indit dhjamor.

Shkalla e kondicionit 4 (lope te rënda)

Shkalla e kondicionit 5

Këto lope konsiderohen si shume te majmura Struktura e eshtërore e pjesës se
epërme, ashtit ijor, e ashtit te ndenjurit dhe vertebrave te shkurta individuale
nuk është e dukshme. Depozitimi e indit dhjamor për rreth ashtit te bishtit dhe
për rreth brinjëve janë te dukshme. Lakorja e kofshëve janë te dala dhe pjesa ne
mes te ashtit ijor dhe boshtit kurrizor ka formë te rrumbullaket.

Shkalla e kondicionit 5 (lope shume te majmura)

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *