Traktori më i madh në botë, me 1100 hp dhe specifikat e tij (VIDEO)

Traktori BIG BUD 16V-747 i prodhuar në Montana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të quhet lirisht traktori më i madh në botë.
Ka një lartësi prej 4.3 metra në majë të kabinës, gjatësi prej 8.2 metra dhe gjerësi 7.77 metra.
Gomat i ka me diametër 2.4 metra, 39,6 inç (1,010 mm) në gjerësi; (38 x 35 16 dyshe).
Peshon rreth 43000 kg dhe ka rezervuar për 3800 litra naftë.
Ka motor disel 16V92T, me 16 cilindra me 1100 kuaj fuqi.
Ka 6 shpejtësi përpara dhe 1 mbrapa.
Ka një çmim rreth 300 000.00 €
Në videon më poshtë mund ta shihni traktorin më të madh në botë duke punuar 3000ha tokë në Montana-SHBA!