Vlerat Ushqyese të mishit!

Rritja e kujdesit te shëndetit te njeriut sot ne bote i ka bere sot konsumuesit me te kujdesshëm ne blerjen e ushqimit me shume se kurdoherë me pare. Konsumuesit sot shikojnë për prodhimet ushqimore te cilat i plotësojnë nevojat e tyre nga
aspekti nutritiv, dietës, aspektit te kënaqësisë se tyre, gjithanshmërisë, ekonomisë dhe përgatitjes se lehte te atij ushqimi. Prodhimet e mishit te përpunuara janë ushqimet me te preferuara te shume konsumatorëve ne këtë kohe. Ata kane mundësin qe te zgjedhin ne mes te afër 200 llojeve te mishrave te konservuara dhe rreth 50 pjesëve te ndryshme te mishit te ndara, llojeve te suxhukut, dhe varianteve te ndryshme te proshutave.
Prodhimet e mishit ne variantet e ndryshme te përgatitjes duhet te përmbajnë përbërësit e njëjtë te mishit sikur mishi i freskët. Me shume se 40 materie ushqyese kërkohen nga trupi i njeriut për një shëndet te mire. Këto materie duhet te
sigurohen nga ushqimet e ndryshme. Nuk ekziston ushqim i vetëm i cili do ti plotëson kërkesat me te gjitha këtyre materie ne proporcione te dëshiruara.
Mishi është një nutrient i shkëlqyeshëm dhe konsiderohet ne mesin e ushqimeve me vlere si burim shume i rëndësishëm për vitaminave dhe mineraleve ne dieta te balancuara. Densiteti i te ushqyerit, si matës i vlerës se te ushqyerit, krahason sasinë e nutrienteve esencial ndaj numrit te kalorive ne ushqim.
Mishi i kuqë është burim i pasur i hekurit, mineral ky shume i rëndësishëm për te ndërtuar dhe mbajtur hemoglobinën e gjakut, e cila luan rolin e bartjes se oksigjenit te qelizat trupore. Një formë e Hekurit – Heme (Heme-Iron) është gjetur ne mishin e kuq e cila shfrytëzohet nga trupi ne mënyrë shume efektive, dhe mundëson absorbimin e hekurit Jo-heme (non-heme iron) nga mishi dhe ushqimet tjera.
Mishi i kuq po ashtu është shume i pasur me zink, si element esencial qe kontribuon ne zhvillimin e qelizave, rritjen e tyre dhe mpiksjen e plagës se trupit.
Mishi i kuq është i pasur edhe me vitaminën B. Mishi i derrit ne mënyrë te veçante është i pasur me Thiaminen, e cila është shume esenciale ne konvertimin e karbohidrateve ne energji. Vitamina B12 gjendet vetëm ne prodhimet animale, si ne mishin e peshkut, shpendëve, dhe qumësht dhe është shume esenciale për mbrojtjen e qelizave nervore dhe formimin e qelizave te gjakut ne palcën kurrizore. Niacin, Riboflavina, dhe vitamina B6 janë po ashtu te gjetura ne sasi shume signifikante ne mishin e kuq.
Mishi i kuq është burim i shkëlqyeshëm i proteinave, si materie fondamentale për te gjitha gjallesat. Mishi i freskët dhe ai i përpunuar përmban kualitet te larte apo komplet te proteinës me te gjitha aminoacidet ne sasia te mjaftueshme.

Përbërja Kimike e mishit:

Përbërja kimike është shume e rëndësishme meqë ajo e përfaqëson ne një forme vlerën nutritive kryesore te mishit. Muskuli përmban afërsisht 65% deri 75% ujë, 15% deri 20% proteinë, 2% deri 12% yndyre, dhe 1% minerale (hiri). Sa me shume qe kafsha e rrit masën trupore, përqindja e ujit dhe e proteinave zvogëlohet dhe përqindja e yndyrës rritet. Vitaminat e tretshme ne yndyra (A, D, E dhe K) janë pjese përbërës te yndyrës. Shumica e vitaminave te tretshme ne ujë si Vitamina B janë te pasura ne muskuj.
Proteina kryesore ne muskuj është aktomyosin, e cila është globulinë e përberë nga dy pjese actyn dhe myosin. Shumica e ekstrakteve azotike te tjera ne mish konsiderohen relativisht jo te rëndësishëm nga aspekti nutritiv. Gjithsesi se këto ekstrakte azotike luajnë role te rëndësishëm ne mish duke sjell aromën dhe shijen ne mish, e cila stimulon lëvizjen e lëngut gastrik. Karbohidratet e thjeshta janë prezentë ne mish me pak se 1%. Glukoza dhe Glikogjeni janë te përqendruara ne mëlçi. Po ashtu këto nuk janë shume te rëndësishme nga aspekti nutritive, por roli i tyre i madhe lidhet me aspektin e kualitetit te mishit, posaçërisht ne ngjyrën e muskulit dhe kapacitetin e përmbajtjes se ujit ne muskul.

Përbërja fizike e mishit:
Përbërësit fizik kryesor te mishit janë mishi pa dhjam (muskuli), pjesa dhjamore, eshtrat, dhe indet lidhore. Proporcioni ne mes te pjesëve fizike te mishit ndryshon qe nga lindja e deri te periudha kur realizohet therja. Indi lidhor i cili ne një formë e determinon edhe butësinë e mishit ndodhet ne shume forma dhe lokacione te trupit te kafshës.
Miofibrilet (Myofibrils) janë komponentë te cilat e përbejnë fibrën e muskulit. Një grumbull i fibrave te muskulit e përbenë strukturën (dengjeve) e pjesës se muskulit, dhe grumbulli i dengjeve te muskujve e përbejnë te ter sistemin muskulor. Miofibrilet janë te përbëra nga dy pjese kryesore: Miofilamentet (Myofilaments), te trasha (myosin) dhe filamenteve te holla –aktina (actin).

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *