Punimi themelorë i tokës!

Punimi themelorë i tokës!

Në praktikën e gjerë dallohen dy mënyra kryesore të punimit të tokës:
• Punimi themelor dhe
• Punimi plotësues i tokës.
Përndryshe në kuadër të këtyre dy formave kryesore ekzistojnë disa aktivitete që ndërmerren varësisht nga lloji i bimës, gjendja e lagështisë në tokë, afati i mbjelljes etj. Asnjëra formë e punimit nuk është komplete si e vetme por këto plotësohen nga punimet tjera me përcjellëse të cilat e kompletojnë punimin e tokës.
Lëvrimi i tokës është masë e vjetër e punimit të tokës. Gjatë historisë së prodhimit bimor ka pas tendenca që ai të zëvendësohet, megjithatë ai ende ka mbet masa kryesore e punimit të tokës. Lëvrimi mundëson kryerjen e punëve tjera përgatitore për mbjellje, duke bërë ajrosjen më të mirë të tokës dhe shtuar punën e mikroorganizmave, që kanë ndikim në rritjen e aktiviteteve biologjike të tokës.
Shpejtësia e lëvrimit varet nga fuqia e traktorit, numri i plugjeve të bashkangjitur, mbetjeve bimore në tokë, thellësia dhe gjerësia e hullisë etj.

Punimi themelor
Punimi themelor i tokës bëhet në vjeshte ose në fillim të dimrit (nëse kushtet klimatike e lejojnë). Punimi
(lëvrimi) i thellë ose vjeshtor i tokës, bëhet në thellësi 25-30 cm varësisht nga përbërja mekanike e tokës.
Përmes punimit themelor krijohet shtresa e shkrifët e tokës që mundëson zhvillimin më të mirë të sistemit rrënjor dhe aktiviteteve tjera biologjike në tokë që kanë ndikim direkt në rendimentin e bimëve të kultivuara. Përmes këtij punimi bëhet edhe hedhja e plehrave organike (në disa rate edhe e një pjese të plehrave minerale), eliminohen (ose futen në thellësi) mbetjet bimore të para kulturës si dhe mundësohet mbajtje më e mirë e lagështisë në tokë.
Në këtë fazë nuk bëhet diskim apo frezim.

Lëvrimi i thellë (punimi themelor) bëhet gjithmonë ne kushte optimale të lagështisë në tokë për të eliminuar ngjeshjen e saj. Këto veprime duhen shoqëruar domosdoshmërisht me ngritjen e sistemit te drenazhës (kullimit) dhe mbajtjen e tij ne efiçence te plote gjate periudhës dimërore me reshje.

Punimi plotësues i tokës
Është plotësimi i punimit themelor i cili ka për qëllim të realizojë shkrifërimin dhe përgatitjen e shtratit të mbjelljes me sa më pak kalime të mekanikes. Në këtë mënyrë ruajmë strukturën e tokës dhe eliminojmë thërrmimin e tepërt te saj.
Përgatitja e shtratit te mbjelljes kërkon qe toka te jete e kulluar. Ne ketë gjendje ajo vjen për pune me herët dhe siguron mbjellje ne afate optimale për bimët.
Punimet e tokës për mbjellje (plugim, diskim, frezim apo kultivim) duhet të kryhen me shpejtësi te vogël ecjeje të agregatit dhe toka të jetë me lagështi optimale.
Punimi plotësues (përgatitor) i tokës ne pranverë bëhet në thellësi 15- 20 cm.
Gjithashtu preferohet të bëhen 1-2 diskime (apo frezime) për përgatitje sa më të mire të tokës për mbjellje.
Në ketë proces disku duhet te jete i përshtatshëm për tipin e tokës.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *