Mbrojtja e kulturave bujqësore nga barojat e këqija!

Historiku i mbrojtjes së kulturave bujqësore nga barojat është i lashtë sa edhe paraqitja e tyre, do të thotë që kur njeriu ka filluar ti kultivoj bimët e ndryshme. Natyrisht se me zhvillimin e prodhimtarisë bimore janë zhvilluar edhe metodat e ndryshme për mbrojtjen e bimëve nga barojat.
Ekzistojnë metoda të ndryshme për mbrojtje nga barojat, autorë të ndryshëm i ndajnë ato në forma të ndryshme. Disa ato i ndajnë në metoda direkte dhe indirekte. Është më e përhapur ndarja që përfshinë në mënyrë të përgjithësuar të gjitha metodat e mbrojtjes nga barojat e këqija:
• Preventive
• Mekanike
• Kimike
Masat preventive mbrojtëse nga barojat kryesisht bazohen në mbjelljen e fares me pastërti të lartë dhe qarkullimin bimor.
Masat mekanike mbrojtëse bazohen në eliminimin mekanik të barojave permes punimit të tokës, punimit në mes rreshtave gjatë kultivimit apo edhe me kositjen e tyre.
Për shkak se metodat mekanike te luftimit si prashitjet, tëharrjet etj. kanë kosto relativisht të lartë në praktikën e gjerë mbrojtja nga barojat e këqija po bazohet gjithnjë e më shumë në metodat kimike.
Preparatet kimike që përdoren për luftimin e barojave të këqija quhen herbicide.
Edhe pse përdorimi i herbicideve ka histori më të re, megjithatë përdorimi i tyre është përhapur mjaft shpejt, pasi që ato kanë ndikuar në rritjen e efikasitetit të luftimit të barojave dhe uljen e kostos së prodhimit.

Sipas përbërjes kimike herbicidet mund të jene:
• Organike dhe
• Inorganike

Sipas efektit të veprimit ato mund të jenë:
• Selektive që veprojnë tek një grup caktuar i bimëve, dhe
• Totale (me veprim tek të gjitha bimët)

Sipas mënyrës së veprimit herbicidet ndahen në:
• Herbicide që veprojnë në tokë
• Herbicide foliare (që veprojnë në gjethe)

Shpërndarja e herbicideve bëhet në kohë të ndryshme, varësisht nga lloji i tij. Në Këtë drejtim dallohen:
• Herbicide që përdoren para mbjelljes
• Pas mbjelljes por para mbirjes
• Pas mbirjes së bimëve të kultivuara

Për nga mënyra e përdorimit dallohen:
• Shpërndarjen e herbicideve me spërkatje
• Në formë pluhuri dhe
• Në formë të granulave
Përdorimi i drejt i herbicideve nënkupton jo vetëm zgjedhjen e drejt të llojit që do të përdoret por edhe aplikimi i teknologjisë së përshtatshme për shpërndarjen e tij. Në të kundërtën jo që nuk do ketë efekt në
mbrojtjen nga barojat por përkundrazi efektet mund të jenë shumë të dëmshme për bimët e kultivuara dhe për mjedisin.
Gjatë përdorimit të herbicideve duhet përmbajtur me përpikëri udhëzimeve të prodhuesit për mënyrën e përdorimit.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *