Afati (koha) e mbjelljes!

Periudha vegjetative është e madhe për kulturat e ndryshme qe varet nga vete natyra e bimës. Për çdo kulture ekziston afati optimal i mbjelljes dhe varet nga shume faktorë si nga Klima dhe komponentët e saje, rënja e reshjeve dhe sasia e reshjeve, temperatura ndikon ne mbishmerine e farës e me tutje ne rritjen dhe shumëzimin e bimëve.
Secili rajon ka veçori lokale te klimës prandaj këto duhet adaptuar për secilën kulture dhe për secilin rajon . Toka me veçoritë ndikon ne afatin e mbjelljes, tokat e lehta dhe te terura me lehte nxehen, prandaj mbjellën me herët se sa tokat e renda dhe te lagëta, dhe gjithashtu mbjellja munde te filloj me herët ne rajonet jugore se sa ne ato veriore. Disa bime përballojnë temperatura te ulëta dhe disa me te larta.
Prandaj disa bime mbjellën me herët e disa me vone ne pranvere apo edhe ne vjeshte, afati i mbjelljes munde te ndryshohet sipas qëllimit te kultivimit : për kokërr, ushqim te kafshëve etj. Ne kushtet tona klimatike sipas afatit te mbjelljes bimët ndahen ne dy grupe mbjelljet vjeshtore dhe mbjelljet pranverore.

MBJELLJET VJESHTORE
Aplikohen ne te gjitha bimët te cilat përballojnë temperaturat e dimrit te cilat janë te nevojshme për zhvillim dhe se ato duhet te kalojnë një pjese te jetës nen temperatura te ulëta nen O C deri ne 5 C dhe këto bime janë te lashtat e vërteta si gruri vjeshtor, elbi, thekra, tërshëra etj. Duke u bazuar ne ngrica duhet te caktojmë afatin e mbjelljes ne mënyre qe bimët te hyjnë ne temperatura te ulëta pra shkurt bimët duhet te kaliten dhe te rriten qe periudhën e dimrit ta kalojnë pa vështirësi te mëdha. Afatet e mbjelljes munde te përcaktohen ne baze te eksperimenteve shumëvjeçare dhe përvojave për rajonin e caktuar.

MBJELLJET PRANVERORE
Është periudhe bujqësore sepse ne ketë kemi kombinueshmerine 3\4 e te gjitha kulturave, edhe te këto kultura është me rendësi te caktohet afati optimal i mbjelljes. Ne etapat me nxehtësi dhe ne imunitet ndaj acarit te mëvonshëm pranveror ato ndahen ne dy grupe :
Te mbjellat pranverore te hershme te cilat munde te mbijnë ne temperature te ulet (qe mbillen ne shkurt dhe ne fillim te marsit ), këto janë drithërat pranverore si gruri pranveror, thekra, tërshëra, panxhari, luledielli, bizelja, jonxha, tërfili.
Këto kultura duhet mbjelle sa me herët ne atë moment kur toka munde te jete e përshtatshme për punim, dhe se çdo vonese ne mbjellje direkt reflektohet ne rendiment .
Kulturat pranverore te vonshme kërkojnë nxehtësi me te larte ne shtresën livruese 8-12 C dhe janë te ndjeshme ne temperature te ulet dhe kjo veçori i kushtëzon te mbjellën me vone dhe kjo periudhe e cila është e përshtatshme për mbjellje është prilli .Kulturat pranverore te vonshme janë : Misri, fasulja, soja, duhani, kungulli, pambuku, sorghumi etj.
Postkulturat – mbjelljen pas vjeljes ne vende ku ka mundësi për ujitje, si poskultura munde te jene misri, lakra, duhani, por edhe ato kultura qe mbjellën për plehërim te gjelbër te sipërfaqeve.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *