Afatet e Plehërimit!

Plehërimi është mase agroteknike me te cilën ne toke (dhe) inkorporohen materie
ushqyese për bime te nevojshëm për rritje dhe zhvillim ne forme te plehrave.
Plehërimi kryen dy funksione :Qe bimëve te ju siguroj sasi te mjaftueshme te elementeve ushqyese dhe te përmirësoj strukturën e tokës.
Koha e plehërimit behet ne disa faza ; Faza e pare quhet Plehërimi meliorativ, lloj i këtij plehërimi është: Humizimi (Pasurimi i tokës me humus), Kalcifikimi (Zvogëlimi i shkalles se aciditetit), Fosfatizimi( pasurimi i tokës me fosfat), Nitrogjenizimi (Pasurimi i tokës me azot).
Plehërimi themelor aplikohet gjate lëvrimit themelor, qëllimi i këtij plehërimi është qe plehrat e përziera te munde te vendosen ne thellësinë e duhur qe sistemi rrënjor i bimëve te munde te i shfrytëzoj ne mënyre racionale, dhe nëse plehrat nuk vendosen ne thellësinë ku është sistemi rrënjor i bimëve por mbesin ne sipërfaqe ose ne thellësi te ceket atëherë për shkak te mobilitetit te elementeve P dhe K nuk do te munde te arrije deri te rrënja për shfrytëzim .

Plehërimi startues, aplikohet se bashku me mbjellje dhe inkorporohen përmes makinave mbjellëse qe kane nga një depositor te caktuar për vendosje te plehut I cili inkorporohet ne toke (N:P:K 15:15:15).

 

Plehërimi Plotësues kryesisht aplikohet gjate vegjetacionit te bimëve, dhe munde te shpërndahet ne tere sipërfaqen, mes rendeve, ne thellësi ne mese rendeve, munde te jepet si solucion i tretur ne ujë
përmes ujitjes, si dhe përmes plehërimit foliar (gjetheve), kryesisht aplikohen plehrat Azotike si URE, NAG etj .

Afati i aplikimit të plehrave është një moment majft i rëndësishëm. Rëndom sasia e plehrave minerale varet nga një kompleks faktorësh siç janë: rendimenti i planifikuar, ujitja, dendësia e mbjelljes etj.

Gjithashtu është mjaft i rëndësishëm edhe raporti në mes elementeve ushqyese.
Shfrytëzimi i plehrave minerale bëhet si plehërim bazë apo, përmes riplehrimit. Gjithashtu, riplehrimi mund të bëhet edhe përmes gjetheve (ushqimi foljar). Ky trajtim mund të bëhet në fazën kur të formohet masë e mjaftueshme e gjetheve dhe derisa gjethet janë ende në rritje e sipër.
Ndërkaq lloji i plehut përqendrimi dhe afati i përdorimit, caktohet në bazë të rasteve konkrete.

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *