Mjedra kthehet fuqishëm në lojë si një nga bizneset më fitimprurëse në vend!

Mjedra është një nga frutat e imët e cila furishëm filloi të mbillet dhe ti pushtoi tokat e fermerëve në Kosovë, çdo herë e më shumë. Vitet e fundit trendi i mbjelljes së mjedrës u zvogëlua dukshëm dhe shumë fermerë të pa kënaqur për shkak të rënies së çmimit filluan të largohen nga kultivimi i mjedrës.

Mirëpo gjatë vitit 2020 ndryshoi gjithçka çmimi grumbullues i mjedrës u ngritë përsëri (mbi 2€/kg) duke ju sjellë fermerëve fitime mjaft të mëdha. Sipërfaqet e mbjella me mjedër filluan të rriten përsëri, aktualisht rreth 1500 hektarë janë të mbjellur me këtë kulturë.

Një sukses të veçantë kanë treguar kultivarët e rinj me fruta shumë cilësorë si për shitje për konsum të freskët po ashtu edhe për ngrirje.

Një tjetër lajm i mirë që morën fermerët është nga Ministria e Bujqësisë për dyfishimin e subvencioneve nga 8 cent në 16 cent për çdo kilogram të shitur në pikë grumbulluese.

Fermerët e mjedrës mjaft të kënaqur po vazhdojnë vjeljen edhe gjatë muajit tetor këtë po ua mundëson moti i mirë që po mbretëron gjatë kësaj kohe.

Në videon më poshtë mund të shikoni se si bëhet mbjellia e mjedres;

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *