Çka është prodhimtaria organike dhe si të dallojmë produktet organike!

Prodhimtaria organike është një sistem bujqësor alternative që lindi në fillim të shekullit të 20-të si reagim ndaj ndryshimit të shpejtë të praktikave të bujqësisë. Bujqësia organike vazhdon të zhvillohet nga organizata të ndryshme të bujqësisë edhe sot.

Bujqësia organike aktualisht përbën rreth 1% të tokës bujqësore në të gjithë botën. Ajo përqendrohet në qëndrueshmëri dhe ka më pak efekte të dëmshme në mjedis sesa bujqësia konvencionale. Kjo ka bërë që ajo të propozohet si një alternative e bujqësisë konvencionale për të ndihmuar në kapërcimin e krizës së ndryshimit të klimës që po përjetojmë aktualisht.

Në teori, bujqësia organike nuk duhet të përdorë plehra kimikë, pesticide ose aditivë ushqyes për bagëtitë. Kërkon që fermeri të përdorë më shumë alternativa natyrore. Kjo rezulton me rendiment më të ulët, por fermeri mund të shesë prodhimet e tyre me një çmim më të lartë.

Në vend të plehrave kimike, përdoret pleh organik. Kjo riciklon mbeturinat dhe përmirëson strukturën e tokës. Qarkullimi bimorë përdoret për të zvogëluar zhvillimin e sëmundjeve dhe dëmtueseve.

Në përgjithësi, standardet organike janë krijuar për të lejuar përdorimin e substancave që ndodhin natyralishtë ndërsa ndalojnë ose kufizojnë rreptësishtë substancat sintetike. Ndalohen organizmat e modifikuar gjenetikisht, nanomaterialet, llumrat e ujërave të zeza të njeriut, rregullatorët e rritjes së bimëve, hormonet dhe përdorimi i antibiotikëve në blegtorinë.

Metodat bujqësore organike janë të rregulluara ndërkombëtarishtë dhe zbatohen me ligj nga shumë shtete, bazuar në pjesën më të madhe në standardet e përcaktuara nga Federata Ndërkombëtare e Lëvizjeve të Bujqësisë Organike (IFOAM).

Shteti cakton ligjin për prodhimtarinë organike. Ligjin e shteti tonë mund ta gjeni lehtë online duke kërkuar Ligji për prodhimtarinë organike. Ministria e bujqësisë krijon trupa inspektuese dhe certifikuese për inspektimin dhe certifikimin e prodhimeve organike.

Asnjë produkt nuk mund të quhet organik pa certifikimin nga një organ institucional, privat, vendorë apo i huaj i aprovuar nga Ministria i cili vërteton përputhshmërinë e prodhimeve, proceseve prodhuese-përpunuese, shërbimeve dhe sistemeve të cilësisë, sipas standardeve dhe specifikimeve teknike të përcaktuara me ligj.

 

Si të dallojmë produktet organike?

 

Në tregjet tona shpesh shohim produkte me mbishkrimin bio (molla bio, djath bio, domate bio), ato munden me qenë prodhime natyrore por asnjëherë nuk mund ti quajmë produkte bio nëse nuk janë të certifikuara. Pra për të qenë një produkt bio së pari duhet të kaloj në një proces të gjatë kontrolli për tu certifikuar.

 

You may also like...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *